Editorial 21 January 2025, 16:45 Nga VNA

“Lëvizja vetëm” dhe “Shqipëria s'bëhet”

Ndaje në Whatsapp
“Lëvizja vetëm” dhe “Shqipëria

Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së oficerit të policisë Azbi Spahiu, nxorri dhe njëherë hipokrizinë e klasës politike shqiptare. Kësaj radhe të partive të reja, të cilat premtojnë se sjellin një alternativë shprese dhe dallojnnë veten nga forca politike që na qeveris apo ajo që na ka qeverisur.

Në të gjithë këtë ngjarje u kuptua se synimi i vetëm për të gjithë ata që thirrën protestë, si për “Lëvizjen Bashkë” dhe për forcën “Shqipëria Bëhet” ishte protagonizmi dhe jo kërkesa e llogaridhënies për institucionet publike.

Kur një forcë thërret një protestë, merr lejen për të dhe fton të gjithë pa përjashtim (madje pritej të bashkoheshin dhe demokratët), nuk ka si qëllim kontrollin e saj apo të atyre që flasin, por kauzën. Dhe kauza në këtë rast ishte që institucionet të tregonin, hetonin dhe konstatonin nëse ngjarja me arrestimin e djalit të një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri Samir Mane, çoi për shkak të presionit një punonjës publik drejt vetëvrasjes?

Mendoj se sa më i madh të ishte numri i pjesëmarrësve në protestë, aq më i fortë do të ishte dhe presioni mbi institucionet publike. Sa më shumë zëra të flisnin aty, aq më shumë do të zgjaste protesta. Sa më shumë diversitet të kishte nga ngjyrimet politike, aq më shumë do të fitonte qëllimi i saj. Madje për mua do të ishte mirë që të kishte dhe socialistë, njerëz të pakënaur me modelin e kapjes së shtetit dhe standardin e dyfishtë që përdor policia e prokuroria me njerzit e pushtetshëm.

Thirrja për ndërhyrjen e policisë për t’i hequr fjalën kryetarit të një force politike (Adriatik Llapaj) se nuk kishte regjistruar emrin e respektuar radhën, apo insistimi me arrogancë i tij se nëse nuk flas unë ‘le të digjet bota’, tregon qartë se interesi i të dyja partive nuk është instalimi i standardeve të mirëqeverisjes, por kush fiton më shumë pikë politike se po vijnë zgjedhjet.

Kjo mund të duket një e drejtë legjitime e çdo force politike, nëse nuk e vemë në kontekstin se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Pasi dëgjuan për protestën, familjarët e policit kërkuan me lutje që çështja të mbetet private pasi vihet në rrezik shëndeti i tij. Ndaj protesta pas kësaj kërkese do të legjitimohej vetëm nëse kauza dhe qëllimi i saj do të ishin më të mëdha se një individ, dhe do të synonin që të vinin përpara kërkesës së llogarisë institucionet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Por të rrezikosh shëndetin e një polici që të zihesh se kush merr më shumë vota, nuk të bën asnjë dallim nga ata që ne dyshojmë se shtynë Azbi Spahiun drejt vetëvrasjes.

Çfarë kemi dëgjuar deri më sot nga këto parti është morali i lartë që ofrojnë se do të sjellin në skenën politike dhe të qeverisjes. Por mjafton të shohësh si përplasen, si akuzojnë pa asnjë letër e provë njëri-tjetrin, si përdorin ‘mish për top’ njerzit dhe groposin kauzat, dhe kupton se nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që na udhëheqin sot. Nuk dallojnë fare nga mediat e kapura, nga biznesmenët oligarkë e politikanët e korruptuar që shkelin çdo parim për para e pushtet. Dhe këta njësoj, sot për pushtet e protagonizëm, nesër mbase për para.

Nga Ola Xama

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme