Kronika 25 April 2026, 21:32 Nga VNA

Alarm për bombë në qendrën tregtare Toptani, evakuohet ndërtesa

Ndaje në Whatsapp
Alarm për bombë në qendrën tregtare Toptani, evakuohet

Qendra tregtare Toptani në Tiranë u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi për bombë të marrë përmes një emaili të dërguar në adresën e menaxherëve të sigurisë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 20:10 shtetasi A.D., i cili punon si shef i sigurisë në qendrën tregtare, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në adresën e tij të emailit kishte mbërritur një mesazh ku thuhej se në qendrën tregtare ishte vendosur një sasi lënde plasëse që do të shpërthente në orën 20:30.

Menjëherë pas njoftimit, qendra tregtare është evakuuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit.

Pas kontrollit të kryer në ambientet e qendrës tregtare, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk është konstatuar asnjë objekt apo lëndë e paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme