Editorial 16 February 2025, 17:07 Nga VNA

Paralele/ Si letra e Nënë Terezës për mëshirë ndaj një mashtruesi ngjan me rolin e “avokatëve” publikë të Erion Veliajt. Përplasja mes ligjit dhe moralit

Ndaje në Whatsapp
Paralele/ Si letra e Nënë Terezës për mëshirë ndaj

“(Çarls) Kiting kryen dënimin prej dhjetë vjetësh për rolin që luajti në skandalin e shoqërive të Kursim-Kreditit – që padyshim është një nga ngjarjet më të mëdha të mashtrimit në historinë amerikane. Në fillimin e viteve 1980, gjatë viteve të lulëzimit ekonomik dhe derregullimit në mandatin e parë të Reganit, Kiting, ndërmjet operatorëve të tjerë, farkëtoi një sulm të vazhdueshëm dhe kriminal ndaj depozitave të investitorëve të vegjël në SHBA. Metoda e tij ishte përdorimi i prospekteve të falsifikuara dhe ryshfeti politik. (Në të folurin popullor në Uashington ende përdoret shprehja “Të pestët e Kiting” që të kujton pesë senatorët e SHBA-së të cilët i bënë atij favore kundrejt përfitimit të donacioneve të mëdha për fushatat duke dhënë para e njerëzve të tjerë)…

Në kulmin e suksesit të tij si hajdut, Kiting dha donacione (sigurisht jo nga xhepi i tij) për Nënë Terezën në shumën prej 1.25 milionë dollarë. E la të përdote avionin e tij privat dhe në këmbim Nënë Tereza e lejoi Kiting të përdorte prestigjin e saj në disa raste të rëndësishme, si dhe i dha një kryq të personalizuar, të cilin ai e merrte kudo me vete.

Më së fundi, në vitin 1992 pas një serie krizash politike dhe financiare dhe operacionit më të madh të ndërhyrjes për shpëtim në historinë e taksapaguesve amerikanë, Kiting doli para gjykatës. … Gjatë gjykimit Nënë Tereza i shkroi gjykatësit (Ito) për të kërkuar mëshirë për z. Kiting.”

Në letrën që shpreh mosdije për veprimtarinë e Kiting, ndër të tjera thuhet: “Di vetëm që ai gjithnjë ka qenë i sjellshëm dhe bujar me të varfrit e Zotit, dhe gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar sa herë ishte nevoja. Është pikërisht për këtë rasye që nuk dua ta harroj tani, kur ai dhe familja e tij po vuajnë”.

Zëvendësprokurori i rajonit të Los Anxhelosit, Pol Tërli, që kishte marrë pjesë në hetimin e Kiting, në përgjigjen e tij shpjegon shkurtimisht krimet për të cilat akuzohet Çarls Kiting dhe i sugjeron që të kryejë aktin moral dhe etik e të kthejë mbrapsht paratë te pronarët e vërtetë. Ndër të tjera zëvendësprokurori shprehet: “Nuk është e pazakontë që “mashtruesit” të jenë bujarë me familjen, miqtë dhe bamirësitë. Ndoshta besojnë se bujaria e tyre do të blejë dashurinë, respektin dhe faljen. Koha kur blerja e “indulgjencave” pranohej si mënyrë për të kërkuar falje ka mbaruar me Reformimin. Asnjë kishë, bamirësi apo organizatë nuk duhet t’ia lejojë vetes të përdoret si shpëtim për ndërgjegjen e kriminelit. Të gjithë jemi mirënjohës që mund të marrim faljen, por të gjithë ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Dhe kjo përfshin Gjykatësin dhe Jurinë. Kujtoj fjalën biblike të Profetit Mikea: “O njeri, ç’është e mira dhe ç’kërkon Zoti prej teje. Të japësh drejtësi, dashuri, mëshirë dhe të jetosh në përulësi”. Na shtyn të duam mëshirën, por ne duhet të japim drejtësi…”. (Marrë nga libri i Christopher Hitchens “The Missionary Position. Mother Teresa in theory and practice”, 1995).

Ky shkëmbim letrash ndërmjet një misionareje dhe bamirëse fetare, që natyrshëm priret nga mëshira, dashuria pa dallim dhe nevoja për të treguar mirënjohje për çdokënd që ka ofruar ndihmë apo donacion në një moment, me një punonjës drejtësie, që ligji dhe shoqëria i ka dhënë detyrën e hetimit dhe ndëshkimit të mashtruesit e ryshfetxhiut, na sjell një mësim të mirë për një përballje jo kaq fisnike që po ndodh sot në media dhe derë të SPAK / GJKKO me rastin e ndalimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj. Sado madhështore, bujare apo hyjnore të jetë ndihma e mbështetja që kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë ndër individë kryesisht të fushës së artit e spektakleve (pa diskutuar nëse ka qenë e merituar apo jo) nuk është arsye e mjaftueshme për t’iu kundërvënë, penguar e njollosur procesin e drejtësisë. Sepse dhe vetë fjala e profetëve të parën ka “drejtësinë”.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme