Editorial 13 Shkurt 2025, 19:49 Nga VNA

Orët e ankthit të Erjon Veliajt / Minutë pas minute, çfarë ndodhi në GJKKO nga përplasja e kryebashkiakut me prokurorët, deri tek kyçja në qeli në një sektor me Alqi Bllakon e Ilir Beqajn

Ndaje në Whatsapp
Orët e ankthit të Erjon Veliajt / Minutë pas minute,

Në ka një makth që e mundon Erjon Veliajn dhe besnikët e tij është mosdijenia se kush fshihet pas Nesti Angonit, identitetit të rremë që furnizoi SPAK me prova e fakte kundër kryebashkiakut të Tiranës, që sot ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje bashkë me gruan e tij, Ajola Xoxa, dhe një grusht biznesmenësh të fuqishëm në një skemë masive korrupsioni e pastrimi parash. Nesti Angoni për Veliajn dhe miqtë e tij është vetëm një identitet i rremë që i ka hapur telashe me drejtësinë. Telashe të cilat do të zgjasin jo pak, sepse Erjon Veliaj sapo e ka nisur përballjen me drejtësinë.

Pas prangosjes mesditën e së hënës, teksa ndodhej në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj u përball me prokurorët të mërkurën në mëngjes në GJKKO kur doli për masën e sigurisë. Në 48 orët e qëndrimit në bllokun e sigurisë, ai nuk ishte kursyer në akuzat e rënda në adresë të prokurorit të posaçëm Ols Dado, duke e etiketuar si “përves”, “lunatik”, “prokuror i dalë nga komunizmi” etj.

Në nisje të seancës, në orën 08:30 të së mërkurës, Veliaj nuk pati mundësi të përplasej me prokurorët, pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen – 66 fashikuj që duheshin lexuar e analizuar. Gjykata iu la kohë deri në orën 13:30 të së mërkurës. Gjatë orëve të pritjes, Veliaj bashkë me Elman Abulen u mbajtën në ambientet e izolimit në GJKKO. Nuk patën pretendime. Iu ofrua vetëm ujë. Ndërkohë, jashtë dyerve të GJKKO, të besuar të Veliajt, miq, vartës dhe mbështetës të PS-së bënin thirrje për lirimin e tij.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama akuzonte rëndë gjyqtarin Erjon Bani dhe prokurorët e SPAK. Këtyre të fundit iu tregoi dhe vijat e kuqe, duke iu kujtuar se nuk mund t’i merrnin celularin.

Tensioni në skenën politike, por edhe në gjykatë, ndihej në ajër. Orët që do të pasonin do të bëheshin edhe më të vështira.

Kur seanca rifilloi, Veliaj nuk nguroi të niste përplasjen me prokurorët.

“E ke personale me mua”, iu drejtua Ols Dados – kryebashkiaku. Akuzat në adresë të prokurorit sa vinin e bëheshin më të forta. Shumë tension e debat. Orë të ankthshme e jetike për kryebashkiakun, që me gjasë s’e kishte menduar kurrë se do ta vinte dita që nga kandidati potencial për të pasuar Edi Ramën në drejtimin e PS-së, të përfundonte në pranga si i dyshuar për korrupsion.

Gjatë 6 orëve, Veliaj pretendoi se nuk e dinte pse ishte arrestuar, se prokuroria kishte përndjekur me hetimet bashkëshorten e tij dhe se për vite me radhë kishte punuar edhe të shtunë e të diel, duke i hyrë në hak familjes.

“I kam hyrë në hak familjes, se kam punuar edhe të shtunë, edhe të diel, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, sepse bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë, ku unë jam sot,” theksoi Veliaj.

“Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse,” shtoi më tej ai.

Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë prokurori, duke i kërkuar të ruante etikën. Debatet mes Veliajt dhe prokurorit Ols Dado kanë vijuar. Secili në frontin e tij. Por, pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar për të marrë një zbutje mase, Veliaj nuk ia doli. Ora kishte kaluar 21:30 kur Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në burg për Erjon Veliajn, ndërsa gruan e tij, Ajola Xoxa, nga arrest në shtëpi e liroi me detyrim për paraqitje dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Padyshim që verdiktin e drejtësisë, Veliaj nuk e priti mirë, por nuk bëri reagime. Teksa u fut në furgonin e policisë për t’u kthyer në qeli, u gjend përballë besnikëve dhe vartësve të tij, që bërtisnin “Lali, jemi me ty”, ndërsa vendosnin mbi xhamin e furgonit të policisë pankarta ku kishin printuar disa prej “veprave” që, sipas tyre, Veliaj ka bërë për Tiranën, për të cilat për ironi të fatit, ai është dhe nën hetim.

Por nga dritarja e burgut 313, të dënuarit e revoltuar thërrisnin: “Erjon, je hajdut!”.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, Erjon Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit. Është vendosur vetëm në nje qeli në sektorin ku ndodhet dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

Gjatë ditës së sotme i janë dërguar vetëm ndërresa, ndërsa ende nuk ka zhvilluar asnië takim, pasi pritet autorizimi nga SPAK.

Erjon Veliaj ka paralajmëruar se nuk do të heshtë. Por kundër kujt do të flasë Erjon Veliaj? Dhe çfarë provash ka në duar? A mund të jetë një i penduar drejtësie? Apo mbetet thjesht dhe vetëm një ish-anëtar që braktiset nga socialistët dhe lihet i vetëm në betejën e tij me drejtësinë?

Video

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Një aligator gjigant, i gjatë rreth 4.3 metra (14-foot) dhe me peshë rreth 272 kg (600 paund), shkaktoi bllokim të trafikut në Florida, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Një kapës i specializuar për kafshë të egra, së bashku me tetë zyrtarë policorë, ndërhynë për të larguar aligatorin nga rruga dhe për të siguruar kalimin e automjeteve në mënyrë të sigurt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme