Editorial 19 February 2025, 21:08 Nga VNA

Nevoja për të qenë në lista. Tabaku i bashkohet Berishës në luftën kundër SPAK/ A do shkojë PD në komisionin Xhafaj?

Ndaje në Whatsapp
Nevoja për të qenë në lista. Tabaku i bashkohet

Nga Desada Metaj

Jorida Tabaku ka marrë sot qëndrim të qartë për reformën në drejtësi dhe nevojën që ka ajo, sipas saj, për t’u përmirësuar. “Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por edhe infrastrukturën e sistemit,” tha sot kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, duke vendosur zyrtarisht gurin e parë në murin që Fatmir Xhafaj ka kohë që po ngre për të kontrolluar reformën në drejtësi (lexo: SPAK).

Zonja Tabaku, në cilësinë e drejtueses më të lartë parlamentare për integrimin, duket se këtë herë petkun e deputetes e ka lënë mënjanë për t’i bërë “fresk” kryetarit të partisë. Sali Berisha prej kohësh artikulon fjalorin më të ashpër ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi, duke premtuar që pas ardhjes në pushtet do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për këtë. Dhe mesa duket, këtë herë, veç pjesës mbështetëse tradicionale të çdo gjëje që thotë “doktori”, edhe zonja Tabaku po tregohet e zellshme për të ndryshuar reformën në drejtësi.

Që Jorida Tabaku, pas një periudhe të gjatë letargjie dhe paqartësie në pozicionimin e saj “pro apo kundër drejtësisë”, “pro apo kundër ndërkombëtarëve”, “pro apo kundër ‘non grata’-s”, tashmë është linjëzuar qartësisht me Berishën dhe kundër drejtësisë, kjo nuk përbën më kuriozitet. Ajo që e rëndon më shumë situatën është fakti se kryetarja e Komisionit të Integrimit jep edhe “zgjidhjen” për një ndërhyrje “korrigjuese” në reformën në drejtësi. Po sot, edhe komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka qenë thuajse në sinkron me deklaratën e zonjës Tabaku. “Ekspertët” e Xhafajt madje kanë ngritur zërin se dikush duhet të “kontrollojë” SPAK-un, sepse kjo është e patolerueshme.

Në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj sot ka pasur dhe një propozim interesant: krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për antikorrupsionin dhe integritetin, i cili do të ketë jo vetëm rolin e monitorimit të zbatimit të reformës, por edhe të mbikëqyrjes dhe monitorimit të institucioneve, çka do të ndihmonte koordinimin më të mirë mes institucioneve të ndryshme që kanë funksion parandalimin e korrupsionit.

Ndoshta Jorida Tabaku dhe Fatmir Xhafaj nuk i kanë koordinuar qëndrimet e tyre paraprakisht. Por mesa duket, mendimet dhe qëndrimet e tyre për reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj janë kaq të ngjashme, sa nuk do të jetë e largët dita kur komisioni antikorrupsion i Xhafajt dhe ai i integrimit i Tabakut të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Edhe pse Jorida Tabakut do t’i duhet si fillim një vend i sigurt në listën e Sali Berishës – gjë që, me qëndrimin e sotëm, duket pak, por e sigurt.

Lexo gjithashtu

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme