Editorial 25 March 2025, 19:51 Nga VNA

Bukë, presh e lakër... fushata e stisur e politikanëve në listat e hapura që kërkojnë votën për t’u bërë deputetë

Ndaje në Whatsapp
Bukë, presh e lakër... fushata e stisur e politikanëve në

Nuk ka rëndësi të kujt partie janë, tashmë gara e ethshme për të marrë vota i ka bërë politikanët shqiptarë të dalin nga kostumi i përhershëm dhe të sillen ndryshe nga sa i kemi parë këto 4 vjet. Ndërsa ata në listat e sigurta duken më të qetë, listat e hapura po prodhojnë lloj-lloj shfaqjesh teatrale që po çudisin dynjanë. Mimi Kodheli duke blerë bukë e duke folur me shitësen, Jorida Tabaku duke blerë presh e lakër në periferi të Tiranës, Agron Shehaj duke shitur bukë, Blerina Gjylameti duke postuar duar njerëzish që kanë zhgarravitur numrin 5 apo Ermonela Felaj duke përdorur një personazh të Big Brother-it – mund të jenë përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por qëllimin e kanë të përbashkët: të mbledhin sa më shumë vota më 11 maj.

Strategjia që kanë zgjedhur në fakt nuk ka asgjë origjinale dhe në pjesën më të madhe është e stisur dhe pa shumë kuptim. Nëse për 4 vjet me radhë je shfaqur në Kuvend apo konferenca duke folur për korrupsionin, varfërinë apo të mirat e qeverisë, të veshësh atlete, të shesësh bukë apo të bësh pazar me rroba shtëpie nuk është se ndryshon dot perceptimin e njerëzve. 50 ditët e mbetura vërtet mund të jenë të mjaftueshme për një fushatë derë më derë, por çfarë vlere ka ajo kur në çdo derë më shumë se qytetarë gjen kameramanë dhe fotografë? Spotet televizive, fushata online sigurisht që kanë vlerën e tyre, por sa bindës mund të jesh kur befas një ditë kujtohesh se në politikë paska dhe fruta-perime, njerëz që shesin dhe halle që nuk raportohen vetëm nga salla e Kuvendit apo konferencat ndërkombëtare.

Shqiptarët nuk janë naivë dhe sigurisht që nuk miklohen kaq lehtë nga vizitat një herë në 4 vjet të politikanëve. Sigurisht që shumë prej këtyre qytetarëve do t’i votojnë edhe pa pasur nevojë për këtë shfaqje të stisur, sepse në fund të fundit këto janë dhe alternativat. Në një fushatë të sapo nisur pa thelb, pa program, por me premtime, pa frymë, por me akuza, pa debat, por me shkëmbime këngësh rap-i, qytetarët shqiptarë nuk është se kanë shumë mundësi për të zgjedhur. Në këtë tollovi tallava politike gjithsekush do përpiqet të zgjedhë atë më bindësin mes teatrit të fushatës që sapo ka nisur seriozisht.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme