Editorial 24 March 2025, 18:28 Nga VNA

Kushtetuesja para testit, a do ta prekë ligjin për integritetin e SPAK e GJKKO. Rasti i Gerd Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja para testit, a do ta prekë ligjin për integritetin e SPAK

Nga Desada Metaj

Më 27 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, një nga nenet e ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Thënë ndryshe, ligjin mbi të cilin funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion.

Dhe për këtë, gjykata ka një precedent. Bëhet fjalë për rastin e gjyqtarit Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, i cili kandidoi për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme pasi kishte kaluar me sukses procesin e vettingut. Hoxha nuk u emërua në këtë detyrë, pasi Komisioni i Posaçëm, që përbëhet nga dy prokurorë të SPAK-ut, një gjyqtar i Posaçëm dhe dy hetues të BKH-së, e skualifikoi. Shkak, sikurse pretendon Gerd Hoxha, aktualisht zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës, ishte një foto e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Fotoja, sipas Hoxhës, ishte një rastësi, pasi ai ishte i ftuar në një aktivitet të ambasadës britanike në Tiranë, ku u shkrep dhe imazhi që komisioni përdori si argument kundër tij. Por a ishte fotoja i vetmi argument që i çoi anëtarët e komisionit të votojnë kundër tij? Me gjasë, fotoja me Erion Veliajn është vetëm një indicie që ka çuar në vendimin ndaj gjyqtarit Hoxha, i cili, në funksionin e tij aktual, por dhe në atë që synon, e ka të qartë se integriteti i figurës është një element i rëndësishëm dhe herë-herë vendimtar për të qenë pjesë e GJKKO.

Pas vendimit për të mos e pranuar në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Hoxha vuri në lëvizje Gjykatën Administrative të Tiranës, dhe kjo e fundit investoi Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenin 6, pika 5 të ligjit nr. 95 të vitit 2016.

Ky nen parashikon shprehimisht:

“Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga:

  1. a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
  2. b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
  3. c) një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;

ç) një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Ligji i jep të drejtë Komisionit të kryejë verifikimet e nevojshme për pasurinë dhe figurën e kandidatëve për në SPAK dhe GJKKO. Ky komision i dorëzon institucionit të emërtesës brenda 120 ditëve një raport të hollësishëm që bëhet pjesë e dosjes së kandidatit.

Pikërisht brenda kësaj jave, Kushtetuesja do të shqyrtojë nëse ky nen bie ose jo ndesh me aktin themeltar të shtetit. Si palë të interesuara në këtë proces janë Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave.

Vendimi për çështjen në fjalë paraqet interes tejet të lartë, në kohën kur si mazhoranca ashtu edhe opozita janë investuar për të dobësuar SPAK-un, ndërkohë që ky institucion po kryen hetime penale ndaj njerëzve të rëndësishëm të politikës nga të gjitha krahët.

Gjyqtari Hoxha, padiskutim që është në të drejtën e tij legjitime të kundërshtojë në çdo shkallë të gjyqësorit vendimin që e ndaloi t’i bashkohej trupës së gjykatës antikorrupsion.

Por duket se vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese lidhet me interesa më madhore, që kanë në fokus dobësimin e strukturës së posaçme antikorrupsion. Sidomos në kontekstin e një Gjykate Kushtetuese, integriteti i së cilës është vënë në dyshim nga lëvizjet e fundit për zgjatjen e paligjshme të mandateve apo ndërhyrjeve për të çmontuar vendimin për përgjimet e …

Lexo gjithashtu

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme