Editorial 10 April 2025, 10:05 Nga VNA

Kur arroganca vjen nga e “reja”, nuk sjell shpresë, por zhgënjim

Ndaje në Whatsapp
Kur arroganca vjen nga e “reja”, nuk sjell shpresë, por

Nga Desada Metaj

Nëse mbështetësit e partive të reja sillen si patronazhistët e Ramës apo si linçuesit online të Berishës, atëherë është e kotë të ndalemi për të lexuar programet e Adriatikut, Shehajt apo Qorit.

Çfarëdo lloj programi të kenë shkruar në letër, nëse një parti e re nuk arrin të sjellë një frymë të re dhe të ndërtojë një mentalitet ndryshe nga ai i linçimeve që dominojnë në dy partitë e mëdha, atëherë çdo përpjekje është e kotë. Sjellja e mbështetësve reflekton modelin e liderit, dhe deri më tani kjo nuk jep shenja pozitive për ndryshim.

Kur kritikon Lapajn, dhjetëra ndjekës të tij të turren për të të sulmuar. Nëse nuk je dakord me idenë e Shehajt për TV publik, nga “call center”-i i tij të zbulojnë deri biografinë e gjyshes. Për të mos folur për bandën online të Arlind Qorit…

Nëse këta liderë të partive të reja pretendojnë të kenë një vend në parlament, së pari duhet të fitojnë respektin e një shoqërie të lodhur nga sherrnaja pa thelb. Sjelljet agresive, mungesa e etikës dhe sponsorizimet për denigrime online janë modele që duhet të ndryshohen urgjentisht. Nëse nuk e bëjnë këtë, të paktën duhet të distancohen nga këto praktika për të ofruar diçka ndryshe – diçka që njerëzit e zakonshëm, ata të lodhur nga politika tradicionale, presin nga të rinjtë në politikë.

Nëse duan të bëjnë realisht diçka ndryshe, liderët e partive të reja duhet të kërkojnë mbështetjen e asaj pjese të shqiptarëve që ende mendojnë përtej ndikimeve të Ramës apo Berishës. Madje edhe nëse mendojnë gabim, të paktën kanë një mendim të pavarur. Për të fituar mbështetjen e të pavendosurve, nuk mund të imitojnë agresivitetin e pasuesve të Saliut apo linçimet e organizuara të ndjekësve të Ramës.

Askush nga qytetarët e zakonshëm nuk ka kohë të lexojë programet e partive të reja. Gjykimi për to vjen nga mënyra si liderët e tyre qasen në media dhe përballjet publike. Përballjet në rrjetet sociale duhet të jenë një mundësi për të treguar ndryshimin mes tyre dhe dy partive kryesore, PS dhe PD.

Deri tani, për çdo kritikë ndaj Agron Shehajt, në çast shfaqen profile false që sulmojnë këdo që mendon ndryshe nga lideri i tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me liderët e tjerë, të cilët, ndonëse nuk kanë të njëjtin akses apo financime për trollat online, ndjekin të njëjtën logjikë.

Të nderuar liderë të partive të vogla, mos e merrni kritikën si sulm. Përkundrazi, ajo tregon që publiku ju konsideron. Korrigjojini qëndrimet, distancohuni nga linçimet e mbështetësve tuaj dhe ofroni një shpresë reale. Publiku nuk pret nga ju të përsëritni modelet e vjetra, por të provoni që mund të jeni ndryshe. Vetëm përmes pranimit të kritikës dhe hapjes ndaj mendimeve të ndryshme mund të projektoni një të ardhme më të mirë në një vend të mbytur nga propaganda. Kritikët nuk janë armiqtë tuaj – shihni brenda vetes dhe kuptoni që liria për të menduar ndryshe është themeli i çdo projekti serioz për ndryshim.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme