Editorial 6 April 2025, 17:59 Nga VNA

Hakerimi i SPAK? Çfarë e irritoi "babain" e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, që shpërtheu në akuza

Ndaje në Whatsapp
Hakerimi i SPAK? Çfarë e irritoi "babain" e reformës

Nga Desada Metaj

Fatmir Xhafaj ka publikuar sot një reagim të gjatë në Facebook, duke iu përgjigjur disa politikanëve, siç thotë ai, dhe medias për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh, apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. “Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqija, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri” – shkruan Xhafaj, ndërkohë që mbetet e paqartë se kujt politikani apo cilës media i referohet deputeti i PS.

Në fakt, SPAK konfirmoi se dy ish-zyrtarë të shtetit shqiptar janë arrestuar në përpjekje për të vjedhur në mënyrë të paligjshme të dhëna nga të paktën tre kompjuterë të prokurorëve të SPAK. Mbi dy ish-zyrtarët tashmë rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal, dhe ajo që media ka mundur të hulumtojë ka të bëjë me faktin se Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT-së, dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut të Vlorës, kanë qenë emërime të ndokuara nga Fatmir Xhafaj. Materialet e marra nga Rrokaj dhe Gjonaj janë transferuar në celularin e Dritan Palnikajt, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë. Palnikaj ka qenë më herët në Ministrinë e Brendshme dhe aktualisht është i angazhuar në fushatën e Xhafajt. Ai është pyetur nga SPAK dhe i është këqyrur telefoni.

Ky i fundit mund t’i kishte përgënjeshtruar këto dhe të sqaronte nëse janë ose jo persona të njohur për të. Por në fakt, Xhafaj vetëm sulmon median, duke pretenduar se nuk është ushtruar asnjë kontroll në zyrën e tij, pa përcaktuar se për cilën zyrë bëhet fjalë: atë në Parlament apo zyrën avokatore që ndodhet pranë godinës së njohur si ETC në Tiranë. Për më tepër, kontrollet e ushtruara kanë ditë që janë kryer, dhe në njoftimin e SPAK, në asnjë rresht nuk insinuohet për asnjë emër konkret.

Si jurist në profesion, nuk do të ishte e udhës që ai të bënte deklarata publike për një çështje që është ende në hetim dhe ku nuk dihet asgjë me siguri, as për kontrollet në zyra apo të çfarëdo lloji tjetër. Reagimi i tepruar për disa deklarata periferike ndoshta është tregues i nervozizmit të zotit Xhafaj për atë çka mund të sjellë përfundimi i hetimeve të SPAK për tentativën e vjedhjes së të dhënave nga dosjet e prokurorëve. Më mirë do të ishte që, në të tilla raste, të priste deri në përfundimin e tyre dhe më pas t’i turrej medias për hamendësimet e saj të ligjshme. Përndryshe, i konsideruar nga socialistët si “babai” i reformës dhe nga të tjerë si “kontrollori” i saj, Fatmir Xhafaj thjesht po tregohet i pakujdesshëm në një terren të rrëshqitshëm. Pikërisht në terrenin ku kanë thyer qafën politikisht shumë nga shokët e partisë së tij, mbështetës të reformës dhe vetë personalisht të Fatmir Xhafajt.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme