Editorial 11 April 2025, 15:43 Nga VNA

Pse hesht Ilir Proda për skandalin në Komisariatin Nr. 2?

Ndaje në Whatsapp
Pse hesht Ilir Proda për skandalin në Komisariatin Nr. 2?

Prej më shumë se 48 orësh, në Policinë e Shtetit po konsumohet ndoshta një ndër skandalet më të rënda të viteve të fundit: zyrtarët e një komisariati (në këtë rast të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë) ose po transferohen ose po japin dorëheqjen. Arsyeja është e thjeshtë: ata bënë detyrën duke arrestuar një të shumëkërkuar nga SPAK, që rezulton të jetë dhe një ish-pjesëtar i forcave të policisë.

Pavarësisht se ky skandal po ndodh në sytë e të gjithëve, as media dhe as politika nuk po reagojnë me forcën e duhur. Madje as opozita, që nuk lë rast pa bërë denoncime, ka heshtur për këtë rast flagrant, i cili duhet ta kishte shqetësuar seriozisht.

Ndërkohë, Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të disa gazetarëve, ende nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje. Ai nuk ka bërë të ditur arsyet përse transferoi shefin e krimeve të komisariatit dhe se çfarë po ndodh me trupën policore të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë.

“Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike,” thuhej në një reagim të Policisë së Shtetit që u shpërnda për mediat ditën e djeshme.

Në fakt, VNA është një nga mediat që ka shkruar për këtë skandal, por në asnjë rresht të raportimit tonë nuk ka pasur as shpifje dhe as politikë. Kanë pasur disa pikëpyetje, për të cilat drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i përgjigjet me akuza, duke anashkaluar të vërtetën. Ilir Proda, që ditën e parë të emërimit të tij përmes një procedure të dyshimtë, nuk ka qenë transparent për shumë ngjarje dhe skandale që kanë cenuar integritetin dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit.

Ngjarjet më të rënda të muajve të fundit – që nga fshehja e tentativës së vetëvrasjes së policit të përfshirë në incidentin me djalin e Samir Manes, deri tek lejimi i shkeljes së perimetrit të godinës së SPAK nga mbështetësit e Erion Veliajt – janë bërë publike vetëm nga disa media që nuk kanë interesa të lidhura me kupolën drejtuese të uniformave blu.

Ilir Proda fillimisht duhet të sqarojë pozicionin e tij si drejtuesi më i lartë i Policisë së Shtetit, ndërkohë që celulari i tij është ende në zyrat e SPAK për verifikime, si i dyshuar për dekonspirimin e aksionit për kapjen e Suel Çelës në Elbasan.

Para se të akuzojë median për shpifje, zoti Proda ka detyrimin ligjor dhe publik për të sqaruar transferimet dhe largimet e fundit në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës. A kanë lidhje me arrestimin e Altin Morinës? Çfarë e detyroi zotin Proda që për herë të disatë të jetë në përplasje me SPAK?

Këto dhe përgjigje të tjera, ndoshta Ilir Proda nuk e ka me qejf t’i japë përmes mediave dhe mbase do të preferonte t’i sqaronte përpara organeve kompetente – gjë që nuk duket e largët. Për sa kohë këto dhe ndonjë tentativë për mbivendosje kompetencash me Prokurorinë e Posaçme do të jenë lajme për të cilat as Ilir Proda dhe as ndonjë tjetër nuk do të mund t’i fshehë, sado të tentojë, siç po bën muajt e fundit.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme