Editorial 22 April 2025, 16:11 Nga VNA

Heshtja kolektive dhe krimi që godet të pafajshëm/ Pse hesht drejtori i përgjithshëm Ilir Proda

Ndaje në Whatsapp
Heshtja kolektive dhe krimi që godet të pafajshëm/ Pse hesht

Në Lundër, një nga zonat më të pasura të Shqipërisë, atje ku janë ndërtuar zona rezidenciale dhe ku jeton elita e re e Shqipërisë, është regjistruar një nga ngjarjet më të rënda kriminale të dy dekadave të fundit. Dy ekzekutorë kanë qëlluar me dhjetëra plumba mbi automjetin luksoz ku udhëtonin dy djemtë e mitur të Bardh Demirajt, pronarit të kompanisë “Pelikani Security”. Njëri prej tyre, vetëm 11 vjeç, kishte festuar po atë ditë ditëlindjen dhe ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Itali. Djali tjetër, 17 vjeç, tashmë ka kaluar rrezikun. Për fat të mirë, jashtë rrezikut janë edhe miku i tyre, Kian Mullaj, 19 vjeç, dhe shoferi i familjes.

Egërsia e këtij akti kriminal ka tronditur vendin, duke shënuar një tjetër pikë të errët në serinë e ngjarjeve të dhunshme që kanë goditur Shqipërinë vitet e fundit. Krimi i organizuar duket se nuk njeh më kufij. Në shumë raste, viktima të pafajshme janë bërë pjesë e atentateve mafioze. I tillë ishte rasti i banakieres Mimoza Paja, viktimë e masakrës së Don Boskos, apo bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët humbën jetën në masakrën e Dobraçit. Por kurrë më parë nuk është qëlluar mbi fëmijë, si në rastin e fundit.

Ngjarja rikujton edhe tragjedinë e Maries Qukaj, 17-vjeçares që ndihmonte gjyshin e saj në punët e fshatit. Maria u vra bashkë me gjyshin, për shkak të një hakmarrjeje. Ajo kohë solli reagime të forta nga politika, figurat publike dhe qytetarët, të cilët organizuan protesta për drejtësi.

Ndërsa ngjarja e pak ditëve më parë në Lundër është mbuluar nga heshtja.

11-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje kritike në një spital në Romë. Sot ai duhej të ishte duke luajtur me shokët, frekuentuar shkollën dhe gëzuar fëmijërinë, por krimi e ka izoluar në një dhomë spitali mes jetës dhe vdekjes.

Ndërkohë, në Shqipëri për këtë ngjarje të rëndë ka vetëm heshtje. Hesht politika, e zhytur në ethet e fushatës elektorale. Politikanët heshtin. Për ta, një mandat deputeti duket më i rëndësishëm se jeta e një fëmije. Shoqëria është mpirë, e paaftë të kërkojë zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Hesht kryeministri. Hesht Ministri i Brendshëm. Hesht drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ilir Proda është zyrtari më i lartë i policisë së shtetit. Të paktën ai ka detyrimin ndaj publikut të shpjegojë: pse ndodhi ngjarja? Kush janë autorët? Cili është motivi? Kush guxoi të qëllonte mbi fëmijë të pambrojtur? Nëse u ngatërrua shënjestra, kush ishte objektivi? A është Tirana një qytet i sigurt?

Po ashtu, drejtori duhet të flasë edhe për arrestimin e një prej vartësve të tij, shefit të policisë rrugore në Tiranë. A distancohet ai nga veprimet e dyshuara të të besuarit të tij? A ka marrë masa për pezullimin e Roven Zekës, të paktën përkohësisht? Si ka mundësi që drejtori i qarkullimit të Tiranës ndodhet pas hekurave, i akuzuar për korrupsion, dhe ndaj tij ende nuk ka asnjë masë administrative ose së paku distancim publik?

Ilir Proda duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes pse u shkarkuan drejtuesit e një komisariati në Tiranë pasi arrestuan një të kërkuar nga SPAK? Kush ia prishi terezinë drejtorit të policisë, i cili në fakt telefonin personal e ka ende në duart e prokurorëve të posaçëm për një hetim të rëndësishëm?

Por, me gjasë, Ilir Proda ka vendosur të heshtë sepse tani ai i duhet qeverisë për zgjedhjet. Ka vendosur të heshtë sepse, për të njëjtat motive, i duhet dhe segmenteve të opozitës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur të mos flasë e të mos mbajë përgjegjësi sepse karrigia ku është ulur është dhuratë e atyre që e vendosën në detyrë. Tashmë atyre u duhet të lëvizin fijet për të vijuar punët e tyre dhe për t’u mbrojtur. E deri sa kjo të vazhdojë, Ilir Proda mund të heshtë, për të folur ndoshta para atyre që ligji e detyron t’i përgjigjet me ose pa dëshirë.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme