Editorial 14 April 2025, 09:22 Nga VNA

Zgjedhjet kurth të 2025-ës

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet kurth të 2025-ës

Pavarësisht parullave dhe premtimeve të shumta që kanë hedhur të gjithë krahët e subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, pavarësisht që partia në pushtet votën për të përpiqet ta shesë si votim për Shqipërinë Europiane, dhe pavarësisht rezultatit të saktë që do të marrim vesh më 12 maj, zgjedhjet e 2025-ës janë zgjedhje kurth për votuesit shqiptarë. E thënë ndryshe, nuk janë zgjedhje. Do të ketë vetëm një proces votimi të deformuar. Votuesit shqiptarë, përveç patronazhistëve dhe interesaxhinjve, po ndihen gjithnjë e më shumë të zënë në kurth sa më tepër afrohet data e votimit.

Kurthi i parë është sistemi zgjedhor për të cilin ranë dakord krahët politikë dhe ndarjet territoriale të vendit. Të kombinuar së bashku, ato prodhojnë përfaqësim të deformuar të votës popullore në Kuvend.

Kurthi i dytë është imponimi mbi votën e çdo votuesi me anë të sistemit me lista të mbyllura dhe të hapura, pra me dy klasa hierarkike kandidatësh për deputetë. Pavarësisht dëshirës apo bindjes që ka votuesi për kandidatët për deputetë, vota e tij kryesisht do të lexohet si mbështetje e kandidatit të emëruar nga kryetari i partisë.

Kurthi i tretë është tjetërsimi i votës së çdo votuesi. Nëse një qytetar në kutinë e votimit nuk sillet si militant i verbër apo interesaxhi i rëndomtë dhe kërkon të shprehë bindjen e tij duke votuar një kandidat të një partie, vota i shkon automatikisht partisë së cilës i përket kandidati. Në këtë mënyrë, votuesi ka rënë në kurthin e partisë dhe nuk mund të preferojë rolin e individit. Madje, vota e tij mund të përfundojë tek kandidati i listës së mbyllur, nëse nuk arrihet ai numër votash që do të çonte në parlament kandidatin e listës së hapur.

Kurthi i katërt është ngritur për ata votues që nuk duan t’i nënshtrohen tre kurtheve të para. Për të siguruar mosdeformimin dhe mostjetërsimin e votës së tyre, ata bien në kurthin e mosvotimit ose e shndërrimit të votës në të pavlefshme, duke u përjashtuar kështu nga përfaqësimi.

Kurthi i pestë lidhet me copëzimin e forcave opozitare, duke tkurrur shpresën dhe ngushtuar rrugëdaljen nga drejtimi korruptiv 12-vjeçar i rilindjes socialiste. Ndërkohë që kjo e fundit ka përforcuar radhët e veta, edhe falë burimeve shtetërore që ka shpërndarë gjatë qeverisjes, në këtë fushatë, përfshi edhe blerjen e “opozitarëve” si në një merkato futbollistësh.

Kurthi i gjashtë lidhet me përfshirjen në fushatë dhe në lista kandidatësh të individëve që kanë probleme me drejtësinë, kryesisht për figurën e korrupsionit, dhe retorikave të ashpra deri asgjësuese të partive kryesore në lidhje me organet e reja të drejtësisë. Këto të fundit, të paktën deri më tani, mbeten e vetmja “dritë” për të thyer errësirën e krijuar në përditshmërinë tonë si rrjedhojë e korrupsionit të përhapur dhe ngërthimit të krimit në pushtet e në shtet. Ndërkohë, cilido krah politik ka bërë nga një betim të llojit të vet për të sulmuar drejtësinë e re nëse merr pushtetin.

Pra, në 2025 votuesi shqiptar shkon thjesht në votime, me hapësira tejet të kufizuara zgjedhjeje. Për fatin e keq, zgjedhjet e 2025 po i përngjasin zgjedhjeve të vitit 1991. Gjasat, sipas sondazheve, janë që PS të marrë një mandat të katërt, ashtu si dikur Partia e Punës fitoi në zgjedhjet e marsit 1991, jo se kishte qeverisur mirë, përkundrazi kishte keqqeverisur. Por në 1991 votuesi shqiptar ende nuk ndihej i lirë për të votuar i çliruar. Hija e frikës nga Partia e Punës e bëri ta votonte atë përsëri. Në 2025 votuesi shqiptar tashmë ka ngecur në kurth.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme