Kronika 25 April 2026, 17:24 Nga VNA

Arrest në shtëpi për tre të dyshuarit, zbardhen detaje nga vrasja në Memaliaj

Ndaje në Whatsapp
Arrest në shtëpi për tre të dyshuarit, zbardhen detaje nga

Gjykata e Gjirokastrës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Dali Nelajn, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn, të dyshuar për përfshirje në përplasje me armë zjarri në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj.

Burime pranë prokurorisë thanë se dy të dyshuarit e parë u referuan për akuzën e vrasjes në bashkëpunim, ndërsa Mataj për pengim të zbardhjes së të vërtetës.

Nga hetimet rezulton se gjithçka nisi si një konflikt fizik mes 7 personave. Rezulton se në sherr e sipër Goxhaj qëlloi me pistoletë ndaj Nelajt duke e lënë të plagosur.

Vëllezërit Donaldo dhe Marjoldo Nelaj kanë reaguar me armë ndaj 30-vjeçarit Goxhaj duke e lënë të vrarë.

Dy vëllezërit Nelaj ndodhen në kërkim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme