Editorial 26 April 2025, 10:58 Nga VNA

Papa dhe Ekonomia: Një thirrje për etikë

Ndaje në Whatsapp
Papa dhe Ekonomia: Një thirrje për etikë

Mesazhet e Papës Françesku për ekonominë nuk janë thirrje politike apo plane të detajuara për reforma financiare. Ato janë më shumë një ftesë për ndërgjegje: një reflektim i thellë për mënyrën se si sistemi ekonomik global duhet të zhvillohet në shërbim të njeriut dhe jo anasjelltas.

Në thelb, ato shprehin bindjen se ekonomia, ashtu si çdo sistem tjetër shoqëror, nuk mund të shkëputet nga parimet themelore të drejtësisë, solidaritetit dhe kujdesit ndaj të pambrojturve.

Në letrën e tij drejtuar të rinjve për ngjarjen “Economy of Francesco”, në mars 2020, Papa shpreh dëshirën për një ekonomi “që sjell jetë dhe jo vdekje, që është përfshirëse dhe jo përjashtuese, që është humane dhe jo çnjerëzore”.

Nuk është fjala për një sistem të ri ekonomik në sensin klasik të fjalës, por për një qasje të re ndaj zhvillimit – një ekonomi me shpirt, siç e quan ai.

Kjo qasje, edhe pse mund të konsiderohet e kushtëzuar nga eksperienca e tij latino-amerikane (Papa argjentinas, i ardhur nga “fundi i botës”, pra nga vendet e varfra), nuk kërkon të përmbysë mekanizmat e tregut apo të zhvillimit teknologjik, por të rikujtojë se përfitimi ekonomik nuk mund të jetë qëllimi i vetëm dhe as matësi i vetëm i suksesit.

Rritja ekonomike që shpërfill ndikimin e saj te mjedisi, punëmarrësit apo komunitetet më të brishta, është një rritje e paplotë.

Në këtë kuptim, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme apo kritikave që vijnë edhe nga zëra me autoritet si “Wall Street Journal”, mesazhi i Papës është një sfidë morale për çdo sistem që humbet kontaktin me realitetin njerëzor.

Ai fton të gjithë, besimtarë dhe jo, të kontribuojnë për një ekonomi që reflekton përgjegjësi ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre që nuk kanë zë.

Në një botë ku shpesh flitet për shifra dhe tregues makroekonomikë, mesazhi i Papës është një kujtesë që ekonomia është mbi të gjitha një çështje njerëzore.

Pyetja që shtron është e drejtpërdrejtë: Çfarë lloj zhvillimi duam të ndërtojmë dhe kujt i shërben ai?

Për të rinjtë, të cilët Papa i përfshin në qendër të këtij ndryshimi të dëshiruar, kjo është një mundësi – jo thjesht për të marrë pjesë në ekonomi si profesionistë, por për të ndikuar në formën dhe qëllimin e saj.

“Ju jeni ata që mbani të ardhmen”, shkruan ai.

“Mos ua lini të tjerëve të jenë protagonistët e ndryshimit”.

Editoriali i Papës nuk është një projekt teknik, por një vizion etik dhe human.

Një thirrje që ekonomia të mos matet vetëm me efikasitet dhe produktivitet, por edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, mjedisin dhe të ardhmen.

Një thirrje që nuk i përket vetëm një feje apo vendi të caktuar – por të gjithëve.

Mesazhi i Papës Françesku për një ekonomi më njerëzore dhe më të drejtë është bërë edhe më i prekshëm në momentin kur ai nuk është më mes nesh.

Trashëgimia që ai la pas flet ende me forcë, sidomos në shoqëri që ndodhen në udhëkryq – siç është edhe Shqipëria sot.

Në një kohë kur vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, fushatat politike janë të mbushura me premtime të cekëta.

Por shumë pak dëgjojmë për zhvillim të qëndrueshëm, për ekonomi me qëllim, për reforma që vendosin dinjitetin e qytetarit dhe barazinë sociale në qendër.

Në vend të vizionit, kemi ofertë. Në vend të drejtimit moral, kemi garë për vota.

Këtu mesazhi i Papës merr një aktualitet të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë retorikë, por për më shumë përgjegjësi.

Për më pak slogane dhe më shumë etikë në vendimmarrje.

Për më pak zhvillim të bazuar në konsum afatshkurtër dhe më shumë në investime afatgjata që ruajnë mjedisin, nxisin punësimin cilësor dhe ndërtojnë besim të ndërsjellë midis qytetarit dhe shtetit.

Në këtë klimë, kujtimi i Papës Françesku nuk është vetëm një homazh për veprën e tij, por edhe një ftesë për reflektim, për ndryshim, për ndërtim.

Në vend të një tjetër premtimi, ndoshta duhet të fillojmë me një pyetje: çfarë ekonomie po u lëmë brezave që vijnë?

 

/Monitor/

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme