Politika 12 Maj 2026, 12:38 Nga VNA

“Gjithçka në rregull, thjesht dera është e mbyllur”, qetësia olimpike e Majlinda Dhukës përballë kyçit të Brukselit

Ndaje në Whatsapp

“Gjithçka në rregull, thjesht dera është e

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka na njoftoi, me atë qetësinë e dikujt që pret radhën në farmaci, se në Bruksel nuk ka as vonesa, as ngecje, as tension. Sipas saj, fakti që vendet anëtare po e "bluajnë" raportin e IBAR-it prej dy muajsh është thjesht një "procedurë normale".

Në fakt, ka një lloj elegance në këtë mohim të realitetit. Ndërsa zyrat e BE-së në Bruksel po ziejnë nga skepticizmi dhe korridoret diplomatike flasin për një bllokim të qartë, kryenegociatorja jonë na kërkon të "respektojmë procesin". Është pak a shumë si t’i thuash dikujt që ka mbetur jashtë shtëpisë në mes të shiut: "Nuk jam i bllokuar, thjesht po respektoj procedurën e bravës që nuk po hapet".

“Nuk ka asnjë vonesë, nuk ka asnjë ngecje të këtij procesi. Diskutimi mes vendeve anëtare ka filluar në mars, vazhdon, është procedurë normale e diskutimit mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Së pari vizitohet progresi i Shqipërisë për mjaftueshmërinë, cilësinë dhe identifikuar drejtime të reja përmirësimi. Së dyti, vendet anëtare diskutojnë për kushtet e mbylljes së negociatave. Shqipëria duhet të respektojë këtë proces diskutimesh. Diskutimet vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe kanë vetëm dy muaj”, tha Dhuka në Komisionin e Integrimit. 

Ironia bëhet edhe më therëse kur kjo "qetësi diplomatike" përplaset me zhurmën e prangave që po kërkohen në Tiranë. Përtej retorikës zyrtare se "procesi vazhdon sistematikisht", në Bruksel nuk është se po diskutojnë për cilësinë e bojës së fasadave. Aty po diskutohet se si ka mundësi që një qeveri që pretendon të hyjë në familjen evropiane, përdor çdo artificë juridike dhe politike për të bllokuar llogaridhënien dhe për të penguar me votë arrestimin e Ballukut.

Rasti i Belinda Ballukut, ku kërkesat për arrestim apo hetim thellohen nën dyshimet për afera miliona eurosh, është pikërisht "drejtimi i ri i përmirësimit" që vendet anëtare kanë pikasur, por që Dhuka preferon ta mbështjellë me celofanin e diplomacisë. Është e vështirë të bindësh Holandën apo Gjermaninë se sundimi i ligjit po marshon, kur "lokomotiva" e qeverisë është stacionuar në mbrojtje të numrit dy të ekzekutivit.

Pra, sipas qeverisë, nuk ka ngecje. Ka thjesht një "shkëmbim mendimesh" që zgjat pafund. Ndërkohë që Shqipëria "respekton procesin", procesi po na tregon se korrupsioni i nivelit të lartë dhe paprekshmëria e "peshqve të mëdhenj" janë bërë mure.

Në fund të ditës, Majlinda Dhuka ka të drejtë, nuk ka asnjë vonesë. Jemi ekzaktësisht aty ku kemi qenë gjithmonë: me sytë nga Brukseli, por me duart e lidhura nga interesat e Tiranës. Dera nuk është e mbyllur, thjesht po na kërkojnë çelësin e drejtësisë, të cilin ne po e mbajmë fshehur nën tapetin e "proceseve normale".

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme