Politika 12 May 2026, 13:00 Nga VNA

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta me turqit, arabët apo vendet jo mike..

Ndaje në Whatsapp

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje

Në kuadër të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të nisë një proces skanimi dhe rishikimi për 42 marrëveshje ndërkombëtare të tregtisë dhe investimeve. Ky lajm u konfirmua nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka gjatë një raportimi në Kuvend.

Dhuka njoftoi se Shqipëria ka nisur një proces të gjerë rishikimi për 42 marrëveshje tregtare dhe investimesh për të garantuar përputhshmërinë e tyre me standardet e Bashkimit Evropian. Ky proces u bë publik pas pyetjeve të deputetit të opozitës, Eno Bozdo, i cili shprehu shqetësimin e tij për marrëdhëniet ekonomike me vendet jashtë bllokut, duke u ndalur veçanërisht te marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deputeti Bozdo kërkoi llogari mbi kushtin e konkurrueshmërisë, duke deklaruar:

“Ju bëra pyetje për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara. Theksuat që marrëveshjet bilaterale ekonomike të investimeve duhen futur në kornizën e BE. Kjo shmang kushtin e BE, që është konkurrenca. 4 copa të Shqipërisë u janë vënë në dispozicion arabëve. Do e ndryshoni këtë marrëveshje?”.

Nga ana e saj, Majlinda Dhuka argumentoi se ky është një hap i pashmangshëm dhe teknik në rrugën drejt anëtarësimit, duke u përgjigjur:

“Ne kemi hartuar një plan që parashikon rishikimin e 42 marrëveshjeve. Është normale, ka ndodhur në çdo vend para se të bëhet anëtar në BE për të përafruar me politikat tregtare dhe të investimeve të BE. Çdo marrëveshje do të analizohet një më një, kur të përfundojë analiza e çdo marrëveshjeje, do të kemi konstatime mbi marrëveshjet që kanë nevojë të ndryshohen apo jo”.

Ky proces skanimi do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse kontratat aktuale strategjike do të qëndrojnë në fuqi apo do t'i nënshtrohen modifikimeve për t'u përshtatur me rregullat e tregut të përbashkët evropian.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme