Politika 11 May 2026, 11:36 Nga VNA

Toni Gogu ndërhyn ne debatin për “kafazin”. Dinjiteti njerëzor për të cilin te gjithe u kujtuan vetëm kur në sallat e gjyqit hynë politikanët

Ndaje në Whatsapp
Toni Gogu ndërhyn ne debatin për “kafazin”. Dinjiteti

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, foli sot gjatë përurimit të ambienteve të reja të Gjykata e Posaçme për nevojën e një ekuilibri mes sigurisë dhe dinjitetit njerëzor në sallat e gjyqit, duke prekur edhe debatin për të ashtuquajturin “kafaz”.

“Standardi evropian kërkon atë ekuilibër… siguri të procesit dhe dinjitet njerëzor, prezumim pafajësie dhe mbrojtje në sallën e gjyqit”, deklaroi ai.

Por në Shqipëri, debati për “kafazin” ka një ironi të hidhur: askush nuk e pa për vite me radhë.

Për aq kohë sa në ato struktura metalike dilnin qytetarë të zakonshëm, njerëz pa pushtet, pa kamera dhe pa mbështetje politike, sistemi nuk pati asnjë krizë ndërgjegjeje. Askush nuk foli për “dinjitetin njerëzor”, për “prezumimin e pafajësisë” apo për standardet evropiane të trajtimit në sallat e gjyqit.

“Kafazi” ishte aty. I zakonshëm. Normal. Pothuaj i padukshëm.

Debati nisi vetëm kur pas hekurave të sallës së gjyqit u panë ministra, kryetarë bashkish, deputetë, ish-zyrtarë të lartë dhe njerëz të pushtetit. Vetëm atëherë, papritur, opinioni publik, politika dhe institucionet zbuluan se struktura dukej poshtëruese, se krijonte perceptim faji dhe se cenonte dinjitetin.

Në thelb, problemi nuk ishte “kafazi”. Problemi ishte kush hyri në të.

Dhe kjo është ndoshta fotografia më e qartë e drejtësisë shqiptare: standardet fillojnë të diskutohen vetëm kur prekin elitën. Kur prekin qytetarin e zakonshëm, ato konsiderohen rutinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme