Politika 9 May 2026, 21:35 Nga VNA

Jorida Tabaku u jep leksione etike mediave, por harron sulmet e Berishës ndaj gazetarëve

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku u jep leksione etike mediave, por harron sulmet e Berishës

Prej më shumë se dy javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur një seri sulmesh publike ndaj pronarit të News24, Irfan Hysenbelliu, si edhe ndaj disa shoqatave të gazetarëve që reaguan kundër këtyre sulmeve. Si zakonisht në raste të tilla, shumica e deputetëve të PD-së kanë zgjedhur heshtjen përballë gjuhës së kryetarit të tyre.

Por më interesantja në gjithë këtë histori duket të jetë Jorida Tabaku, deputete e PD-së dhe njëkohësisht drejtuese e komisionit parlamentar që mbulon çështjet e medias.

Ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë për sulmet e vazhdueshme të Berishës ndaj mediave dhe gazetarëve, Tabaku ka zgjedhur një program televiziv për t’u dhënë leksione etike vetë mediave.

Në reagimin e saj, ajo foli me tone emocionale për transmetimin e pamjeve të rënda nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy fëmijë, duke akuzuar mediat për spektakolarizim të dhimbjes dhe mungesë etike profesionale.

Mesazhi i saj kishte elementë të drejtë dhe një debat i tillë mbi etikën në media është i nevojshëm. Askush nuk mund të mohojë se shpesh gara për klikime dhe audiencë kalon kufijtë e dinjitetit njerëzor.

Por problemi nis pikërisht te burimi i këtij morali publik.

Sepse është e vështirë të dëgjosh leksione për etikën e medias nga një politikane që nuk gjen asnjë moment për të reaguar kur kryetari i partisë së saj sulmon publikisht gazetarë, pronarë mediash dhe organizata të medias vetëm pse nuk i pëlqen raportimi i tyre.

Edhe më paradoksale bëhet situata kur këto leksione vijnë nga drejtuesja e komisionit parlamentar të medias, në një moment kur vetë media ndodhet nën presion të vazhdueshëm politik.

Ndoshta para se t’u kërkojë gazetarëve të ruajnë etikën, do të ishte më bindëse sikur Tabaku t’i kërkonte fillimisht kryetarit të saj të ruante gjuhën ndaj mediave dhe gazetarëve.

Sepse po aq sa media ka nevojë për etikë, politika ka nevojë për kufij.

Dhe ndoshta këshillat për lirinë e medias tingëllojnë më pak hipokrite kur nuk vijnë nga njerëz që heshtin përballë sulmeve politike ndaj saj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme