Politika 10 Maj 2026, 19:41 Nga VNA

Salianji sfidon Berishën nga Peshkopia: Gara është në sheshe, jo në studio

Ndaje në Whatsapp
Salianji sfidon Berishën nga Peshkopia: Gara është në

Ervin Salianji ka zgjedhur Peshkopinë për të dhënë një nga mesazhet më të forta politike kundër Sali Berisha dhe mënyrës sesi po drejtohet Partia Demokratike. Në një takim me mbështetësit, Salianji deklaroi se pjesëmarrja e lartë e demokratëve është prova më e mirë se gara në PD ekziston dhe se ajo nuk zhvillohet në studio televizive, por “nëpër sheshe”.

I entuziazmuar nga numri i pjesëmarrësve, ai tha se takimet e ardhshme do të jenë edhe më të mëdha, duke paralajmëruar se “shumë shpejt i pret Tirana”, madje duke shtuar se ritmi i mbështetjes mund t’i çojë tubimet deri në stadium.

Deklaratat e Salianjit vijnë në një moment kur protestat e organizuara nga Berisha në Tiranë kanë shfaqur një rënie të dukshme të pjesëmarrjes, kontrast që ai vetë e përdori për të theksuar se fryma e demokratëve nuk kontrollohet nga “një lidership uzurpues”.

“Kjo është përgjigjja më e mirë për këdo që thotë se nuk ka garë. PD nuk uzurpohet dhe nuk ecet dot mbrapsht”, deklaroi ai në nisje të fjalës së tij.

Salianji tha se, pavarësisht humbjeve dhe mënyrës sesi është administruar partia gjatë 13 viteve të fundit, PD mbetet e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim politik në vend. Por, sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm nëse partia rikthehet te vlerat themeluese dhe hapet ndaj garës së brendshme.

Në fjalimin e tij ai sulmoi drejtpërdrejt Berishën edhe për qëndrimet ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke thënë se sulmet ndaj diplomatëve nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike, por interesat personale të një njeriu që “e ka marrë peng partinë”.

“Shqipëria dhe PD nuk mund të jenë një frëngji nga ku gjuhen ambasadorët”, u shpreh ai.

Më tej, Salianji e bëri Berishën përgjegjës për qëndrimin e gjatë të PD në opozitë, duke deklaruar se ai “nuk mund ta sjellë PD në pushtet as sot, as nesër dhe as kurrë”. Sipas tij, çdo ditë që Berisha qëndron në krye të partisë është humbje për opozitën dhe ndihmë direkte për Edi Rama.

Ai e quajti Berishën “dinozaur të politikës” dhe simbol të së shkuarës, ndërsa shtoi se përjashtimi i zërave kritikë dhe kundërshtarëve të brendshëm është rruga që do ta çojë PD drejt shuarjes politike.

“Kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke pasur listën, mediat dhe regjimin, si do ta mundë Ramën?”, deklaroi Salianji, duke kërkuar hapjen e partisë, lejimin e fraksioneve dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda demokratëve.

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme