Politika 10 May 2026, 12:00 Nga VNA

BE dënon deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato: Të papranueshme

Ndaje në Whatsapp
BE dënon deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato: Të

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në një reagim për Euronews Albania, një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se Bashkimi Evropian dënon me forcë sulmet personale të bëra ndaj ambasadorit Gonzato në Ditën e Europës.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Sipas deklaratës, ambasadori Gonzato ka ushtruar detyrën e tij me profesionalizëm dhe integritet të plotë.

“Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Reagimi vjen në një moment tensionesh politike dhe pas deklaratave publike të Berishës ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Tiranë, të cilat kanë sjellë edhe reagime të tjera diplomatike në mbështetje të ambasadorit Gonzato.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme