Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar në emisionin Top Story pas debatit publik të shkaktuar nga deklarata e tij në mbështetje të Erion Veliaj,
Ndrenika tha se pas takimit me Veliajn në gjykatë është përballur me komente negative, madje edhe nga persona të afërt dhe familjarë, gjë që sipas tij e ka mërzitur. Ai u shpreh se kolegët nuk e kanë sulmuar dhe se prej tyre ka marrë reagime pozitive.
Aktori theksoi se nuk mund të shprehet me bindje për pafajësinë e Veliajt, por shtoi se e njeh atë prej vitesh dhe ka krijuar një perceptim pozitiv për figurën e tij.
Gjithashtu, Ndrenika hodhi poshtë pretendimet se ka përfituar favore apo pasuri nga kryebashkiaku i Tiranës. Ai deklaroi se nuk ka blerë kurrë shtëpi, pasi banesa dhe toka që zotëron janë trashëgimi familjare, të cilat, sipas tij, datojnë që nga koha e mbretit Ahmet Zogu.






















