Politika 11 May 2026, 12:30 Nga VNA

Berisha kritikon organizimin e protestës: Duhet koordinim më i mirë i deputetëve në tubime

Ndaje në Whatsapp

Berisha kritikon organizimin e protestës: Duhet koordinim më i

Kreu i Sali Berisha ka shprehur kritika ndaj organizimit të protestës së zhvilluar më 8 maj, duke theksuar se strukturat përgjegjëse duhet të kishin menaxhuar më mirë angazhimin e deputetëve gjatë tubimit.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me pjesëmarrjen e ulët në protestë dhe mungesën e familjarëve të deputetëve në tubime të tilla.

Ai u shpreh se ende nuk ka një dakordësi të qartë mbi mënyrën se ku duhet të pozicionohen deputetët gjatë protestave, nëse pranë drejtuesve të protestës apo mes qytetarëve dhe strukturave të zonave që përfaqësojnë.

“Deputetët në tërësi kanë qenë të gjithë në protestë. Është çështje diskutimi se ku duhet të qëndrojnë; disa mendojnë në krye të protestës, ndërsa të tjerë pranë qytetarëve të zonave të tyre. Kjo ende nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se organizatorët duhet të përmirësojnë koordinimin në aktivitete të tilla, ndërsa theksoi se protesta ishte paqësore dhe nuk pati efektivë policie të lënduar.

Berisha u pyet gjithashtu edhe për reagimin e zëdhënësit të Bashkimi Europian ndaj deklaratave të tij të fundit kundër ambasadorit Silvio Gonzato. Edhe pse theksoi se gëzon respekt të plotë për Komisioni Europian, kreu i demokratëve nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij, duke insistuar se deklaratat e bëra prej tij janë të vërteta dhe se nuk do të heshtë për to.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme