Politika 11 December 2024, 10:30 Nga VNA

PD: SPAK na jep fitore në tavolinë

Ndaje në Whatsapp
PD: SPAK na jep fitore në tavolinë

Partia Demokratike ka shprehur vazhdimisht kërkesën për ndëshkimin e kundërshtarëve të saj politikë nga drejtësia. Në vitin 2019, Edmond Spaho deklaroi në Parlament: “Pa hyrë në burg Sajmir Tahiri, nuk ka hapje të negociatave.” Në një tjetër rast, Luçiano Boçi theksoi: “Rasti i Jurgis Çyrbes për implikim në krim zgjedhor nuk është episodik. Ky pushtet ka buruar nga krimi, dhe kryesori në këtë krim është vetë Rama…” Ndërsa në vitin 2021, Gazment Bardhi u shpreh: “Belinda Balluku mund të mashtrojë për një ditë, por nuk mund ta mashtrojë SPAK-un, i cili ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.” Në vitin 2022, Belind Këlliçi theksoi: “Qytetarët shqiptarë nuk duhet të harrojnë se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë vetëm pikënisja e kësaj afere. Nëse sot drejtësia do t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, pa asnjë mëdyshje prangat duhet të tunden mbi Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe mbi të gjitha kryeinskenuesin e kësaj afere, regjizorin dhe urdhëruesin e kësaj afere, Edi Ramën.”

Këto janë disa nga deklaratat e eksponentëve kryesorë të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar dhe kërkojnë ndëshkimin e kundërshtarëve të tyre politikë nga drejtësia. Një drejtësi që, ditën, për PD-në është shënjestër sulmesh dhe akuzash, ndërsa natën bëhet thirrje për dënimin e kundërshtarëve politikë pikërisht nga kjo drejtësi.

Ky standard i dyfishtë i eksponentëve të PD-së mund të shpjegohet nga humbja e shpresës për të mundur Ramën me vota. Sidomos në situatën e sotme, kur partia është e përçarë në disa pjesë, me kryetarin e shpallur “non grata” dhe që ka izoluar partinë nga ambasadat e huaja, dhe me një kryetar që shqiptarët e kanë provuar për disa vite si kryeministër.

Të vetëdijshëm për problemet që bartin në zgjedhjet e ardhshme, duket se zgjidhjen e kërkojnë tek “i keqi” më i madh i tyre, SPAK. Thirrjet për arrestimin e Ballës, Ballukut, Veliajt e deri tek Edi Rama, japin përshtypjen se PD kërkon një garë pa kundërshtarë, dhe pushtetin t’ua servirë SPAK-u.

Nëse përfaqësuesit e PS janë për në burg, t’i gjykojë drejtësia dhe të veprojë mbi ta, por kjo nuk ndihmon PD-në të vijë në pushtet. Drejtuesit e PD-së duhet ta kuptojnë sa më shpejt se mëkatet që bartin dhe mungesa e një alternative janë dy faktorët që nuk i bindin shqiptarët t’i votojnë. Deri atëherë, më e pakta që mund të bëjnë është të ndalojnë sulmet ndaj SPAK-ut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme