Politika 10 December 2024, 13:18 Nga VNA

Raporti i Venecias për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka/Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Venecias ka publikuar një raport mbi çështjen e mandatit të deputetes së PS, Olta Xhaçka, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në opinionin e tij, Komisioni thekson se qëllimi kryesor i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme nga ligjvënësit ose pushtetet e tjera shtetërore.

Raporti thekson se kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën për kufizimin e fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të veprojë në përputhje me këtë interpretim. Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së tij dhe të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opinionit të parë nga “BalkanWeb” vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. Vetë qëllimi i GJK është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore, thuhet në raportin e Venecias. Po kështu thuhet se kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për ta referuar çështjen në Kushtetuese. Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij.
 
 
 
Për çështjet në lidhje me standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet në vijim. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore imponon që funksione të caktuara nuk mund të mbahen nga një person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të çdo pushteti (legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor). Në disa nga këto raste, standardet ndërkombëtare parashikojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të jesh deputet ndërsa të jesh gjyqtar).
 
 
 
 
 
  Lejohen përjashtime (për shembull një deputet që është pjesë e Qeverisë). Normalisht, kur një person zbulohet se ka dy funksione të cilat janë të papajtueshme me njëri-tjetrin, kjo situatë mund të riparohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur njërën nga detyrat dhe duke i dhënë fund tjetrës. Megjithatë, në rastet kur situata nuk zgjidhet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humbet mandatin e tij. Për sa i përket procedurës së vendosjes për papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.
 
 
Lidhur me praktikën shtetërore për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese për papajtueshmërinë në 12 shtete anëtare të tij dhe në Bashkimin Evropian (BE). Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka qasje uniforme për çështjen. Papajtueshmëritë dhe praktika e shteteve ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisë, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendit. Prandaj, pyetjet e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me praktikën shtetërore mund të trajtohen me njëfarë kujdesi si më poshtë. Bazuar në materialin që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e një deputeti është në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bëhet në bazë të funksioneve të tjera që mban deputeti. Në disa vende, aktivitetet (siç janë aktivitetet fitimprurëse) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me detyrën e një deputeti (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë t’i referojnë një çështje një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më së shpeshti shqyrtimi bëhet nga një gjykatë kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ./ BW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme