Politika 10 December 2024, 10:52 Nga VNA

Erion Veliaj reagon pas hetimeve të SPAK/ Sulmon Berishën dhe deklaron transparencë totale

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj reagon pas hetimeve të SPAK/ Sulmon Berishën dhe deklaron

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër pas hetimeve të SPAK që përfshijnë atë dhe familjen e tij. Në një deklaratë publike, Veliaj sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e quajtur atë “hienë të xhindosur” dhe “fundërrinë të këtij kombi.” Ai e akuzoi Berishën për një sërë krimesh, përfshirë “shkatërrimin e vendit në vitin 1997” dhe “tragjedinë e Gërdecit.”

Veliaj u shpreh se hetimet e SPAK kanë sjellë një “situatë të pakëndshme” për familjen e tij, por theksoi se bashkëshortja e tij ka qenë bashkëpunuese gjatë kontrolleve në apartamentin e tyre dhe në zyrën e saj.

“Bashkëshortja ime i ka shoqëruar vetë hetuesit në çdo hap, duke treguar transparencë totale,” tha ai.

Ai hodhi poshtë çdo pretendim për prona të fshehura apo pasuri të pajustifikuara.

“Nuk kemi as vila të padeklaruara, as llogari të dyshimta në Qipro, as transferta të padeklaruara për ndërhyrje estetike, si disa nga ata që bëjnë krra-krra çdo ditë,” u shpreh Veliaj, duke ironizuar akuzuesit e tij.

Kryebashkiaku gjithashtu mbrojti SPAK-un si një institucion të pavarur dhe u distancua nga sulmet që opozita ka bërë ndaj tij.

“Për mua, SPAK-u nuk është i drejtë kur godet kundërshtarët dhe i padrejtë kur më heton mua. Unë jam totalisht në dispozicion të hetimit dhe i bindur se e vërteta do të triumfojë,” deklaroi Veliaj.

Në fund, Veliaj theksoi dallimin mes mazhorancës dhe opozitës në raport me drejtësinë: “Ne i trajtojmë institucionet e drejtësisë si shtetarë, ndërsa opozita i konsideron banditë dhe tradhtarë.” Sipas tij, qytetarët duhet të jenë krenarë për reformat e drejtësisë dhe përparimin që, sipas tij, ka bërë Tirana nën drejtimin e tij.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme