Politika 9 Dhjetor 2024, 19:43 Nga VNA

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Kur njerëzit mendojnë luftën kundër korrupsionit mendojnë SPAK, kjo tregon ndikimin që Struktura e Posaçme ka pasur

Ndaje në Whatsapp
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Kur njerëzit

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, thotë se lufta kundër korrupsionit kërkon  një transformim në qasje dhe mentalitet.

Në një aktivitet të zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, zyrtarja e lartë e ambasadës së SHBA tha se “kur njerëzit mendojnë luftën kundër korrupsionit mendojnë SPAK dhe kjo tregon ndikimin që Struktura e Posaçme ka pasur.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtet një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionin, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë.”

Fjala e plote

Faleminderit shumë! Si fillim dua të them, zonja Ministre, se fjala që mbajtët, mendoj se ishte kaq gjithëpërfshirëse sa nuk po e ndiej të nevojshme të vazhdoj, sepse e fjala juaj është pikërisht mesazhi që unë dua të ndaj sot.

Dhe thjesht dua t’i bëj jehonë vlerësimit të ministres për të gjithë ju që keni ardhur sot në një ditë pushimi. Kjo nënvizon rëndësinë e ecjes së Shqipërisë përpara në luftën kundër korrupsionit. Dhe sigurisht, një falënderim të madh për Irenën për udhëheqjen e saj në këtë çështje.

Ne në Ambasadën e SHBA jemi vërtet krenarë për partneritetin tonë me Irenën, kjo është arsyeja pse ajo u zgjodh për të shkuar në këtë program dhe pse kolegët e mi në ambasadë punuan shumë për t’u siguruar që ajo të merrte këtë grant për videot që do të shihni.

Do të doja t’i kthehesha diçkaje që tha ministrja, dhe kjo ka të bëjë dhe kemi diskutuar kundër korrupsionit, ajo për të cilën po flasim në të vërtetë është integriteti.

Dhe nuk ka të bëjë vetëm me skandalet e mëdha që shohim në internet, në gazeta dhe në televizion që duhet të na shqetësojnë.

Është përgjegjësia që secili prej nesh ka çdo ditë për të vepruar me integritet.

Dhe e di që është diçka që të gjithë ju e ndjeni plotësisht, përndryshe nuk do të ishit këtu në një ditë pushimi për këtë aktivitet.

Por dua të ndaj me ju se javën e kaluar kur isha në Vlorë, kjo ishte një temë që njerëzit e përmendën, qofshin studentë në universitet, aktivistë të shoqërisë civile, apo edhe zyrtarë publikë.

Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtët një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt.

Ministrja përmendi një sërë institucionesh. Ajo përmendi edhe SPAK-un.

Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK-un.

Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë. Dhe më e rëndësishmja, sepse është pritshmëria që qytetarët shqiptarë kanë tani për qeveritarët e tyre.

Pra, në mbyllje, dëshiroj të reflektoj për pjesën e fundit, rolin që ka çdo qytetar në këtë luftë.

Sidomos të rinjtë, sepse lufta kundër korrupsionit është në të vërtetë lufta për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë, ku e shihni veten të qëndroni në këtë vend dhe të zhvilloheni këtu.

Kështu që, ashtu si ministrja, kam pasur mundësinë t’u hedh një vështrim të parë videove. Jam vërtet e impresionuar!

Dua të falënderoj sërish Irenën për krijimtarinë dhe përkushtimin.

 

Video

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sot ajo është e ftuar në një darkë ku do të jetë dhe kryeministri me bashkëshorten.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme