Politika 9 December 2024, 13:57 Nga VNA

"BKH zbulon 230 mijë euro në galerinë e Ajola Xoxës", Berisha akuzon Alban Dabullën dhe paralajmëron protestë më 23 dhjetor

Ndaje në Whatsapp
"BKH zbulon 230 mijë euro në galerinë e Ajola
Sali Berisha deklaroi se në galerinë “Harabel”, që i përket Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë gjetur 230 mijë euro nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Berisha akuzoi se paratë e gjetura nuk kanë burime të ligjshme dhe se justifikimet për shitje artistike janë të pavërteta. Ai vuri në dukje rolin e Alban Dabullës, duke pretenduar se ky i fundit ka bërë presione gjatë kontrolleve dhe ka kërcënuar me publikimin e materialeve kompromentuese për Olsi Ramën

Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla. I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri.Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet. Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve. Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin...

Berisha ngriti akuza ndaj drejtuesve të institucioneve hetimore, duke i cilësuar si të manipuluar nga Edi Rama dhe të paafta për të ndjekur drejtësinë. Berisha njoftoi se më 23 dhjetor do të organizohet një mosbindje civile kombëtare, të cilën ai e cilësoi si më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria. Ai i bëri thirrje opozitarëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë aksion, që sipas tij duhet të ketë efektin e një “elektroshoku” për qeverinë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme