Politika 8 December 2024, 14:14 Nga VNA

Marshim protesta e të rinjve, iu vihet flaka manekineve të "Manastirliut, Ramës dhe Veliajt"

Ndaje në Whatsapp

 

  • Të rinjtë: “Koha na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90”

Në kuadër të 8 Dhjetorit Ditës së Rinisë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike po zhvillon një protestë marshim nga Qytet Studenti deri para Kryeministrisë.

Nën moton "Koha na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90’ që bënë që 8 Dhjetori të hyjë në historinë tonë si Dita e Rinisë".

Në marshimin e tyre nisur nga Qyteti Studenti, kreu i PD, Sali Berisha mbajti një fjalim përshkroi kundërshtimin aktual si një “pushtim” që do të “shkrihet si bora para diellit të nxehtë” dhe bëri thirrje për vazhdimin e mosbindjes civile dhe betejës. Ai premtoi se qeveria e ardhshme do të ketë si prioritet të rinjtë shqiptarë, duke u fokusuar në shkollimin, punësimin dhe rolin e tyre, dhe siguroi se do të punojë për ta rikthyer Shqipërinë në duart e qytetarëve të saj.

Pas përfundimit të tubimit tek Qyteti Studenti, të rinjtë bashkë me Berishën marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë të rinj pjesëmarrës zhvilluan aktin e protestës së tyre, duke mbajtur disa pankarta me fytyrat e ministres së Arsimit, kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë Erion Veliaj. Në fund protesta në mënyrë simbolike i vunë flakën Veliaj, Ramës e Manastirliut.

 

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme