Politika 6 December 2024, 22:22 Nga VNA

Hipokrizia e Veliajt: Agjentët e BKH u lanë dy orë jashtë, më pas thotë se janë të mirëpritur

Ndaje në Whatsapp
Hipokrizia e Veliajt: Agjentët e BKH u lanë dy orë jashtë,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbrëmje e sotme pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritën dy orë para banesës së tij dhe të vëllait për të kryer veprimet hetimore, ka reaguar duke u treguar i gatshëm për t’u hetuar familjarisht.

Ndryshe nga dita e parë kur u paraqit në SPAK dhe i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK, sot në reagimin e tij Veliaj thotë se ata janë të mirëpritur në çdo hetim. Në të dyja rastet kryebashkiaku i Tiranës tregon hipokrizinë e tij, pasi të quash kolegë ata që të hetojnë për të paktën tre akuza dhe të mirëpritur ata që bashkëshortja e tij i le dy orë pas dere nuk tregon asnjë shenjë vërtetësie.

Përpos sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë dhe medias që nuk transmeton kasetat e tij të gatshme, Veliaj më tej thotë se nuk bën pjesë në kastën e vjetër politike që e vendos veten para ligjit. Në fakt, Veliaj është aktiv në politikë prej 20 vitesh tashmë, dhe nëse ka zgjedhur strategji të ndryshme nga Berisha apo Meta për qasjen ndaj SPAK, kjo nuk e shpëton nga akuzat dhe hetimet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme