Politika 6 December 2024, 15:35 Nga VNA

Berisha fton Ramën për debatin politik të ditës/ Kryeministri i cakton Ballukun dhe zgjedh të ketë përballë Gaz Bardhin

Ndaje në Whatsapp
Berisha fton Ramën për debatin politik të ditës/

 

Sali Berisha ka ftuar Edi Ramën në ringun e debatit politik. Duke përdorur akuzat e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, kryetari demokrat ka ripërsëritur edhe një herë përgjegjësinë që ka kryeministri për përfshirjen e të vëllait me bandat kriminale. Për këtë, ai paraqiti hyrje-daljet e Olsi Ramës në kufi në një tabelë me regjistrimet e sistemit TIMS.

Një ditë më parë, Edi Rama iu përgjigj Gaz Bardhit për të njëjtat akuza që përsëritj sot Berisha. Ndoshta kjo përgjigje më shumë se përmbajtja nuk i ka vajtur pas oreksit politik Sali Berishës. Që vështirë ta pranojë se Edi Rama ka caktuar homolog të vetin në PD Gazment Bardhin. Prej disa javësh në fushën e betejës politike, Sali Berisha ka tashmë ka përballë Belinda Ballukun. Numri dy i qeverisë Rama i përgjigjet dhe akuzon, sipas rastit, kryetarin e PD-së. Ndërsa kryeministri preferon që debatin publik në Kuvend ose në distancë ta zhvillojë me Gazment Bardhin, numrin 2 të PD-së. Kjo strategji e Ramës, me gjasë, e ka nervozuar Sali Berishën, i cili dje “detyroi” Gaz Bardhin ta lërë pa përgjigje Edi Ramën. Një arsye më shumë për të mërzitur kreun e deputetëve demokratë, duke pasur parasysh dëshirën e tij për protagonizëm politik përballë Edi Ramës.

Jo më kot Sali Berisha ricikloi sot akuzat për Olsi Ramën, që për hir të së vërtetës kanë qenë në “pronësi” të Gaz Bardhit. Ky riciklim, në një ditë me lajme interesante nga SPAK, në rastin më të mirë është një çark që Berisha ngre për të përfshirë në debatin politik direkt me të Edi Ramën. Ndërsa në rastin më të keq, do të jetë një shashkë e një strategjie të mirëmenduar nga kryeministri për ta lënë jashtë vëmendjes politike kryetarin e PD-së.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme