Politika 6 December 2024, 14:14 Nga VNA

Hetimi për Erjon Veliaj, celulari i gruas që fundos kryebashkiakun e Tiranës. SPAK konfirmon veprimet

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për Erjon Veliaj, celulari i gruas që fundos kryebashkiakun e

Me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posacme, këtë mëngjes agjentët e BKH-së, ndalën hapin të dera e vilës së Erjon Veliajt te rezidenca Kodra e Diellit. Në banesë ndodhej vetëm Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Për afro 2 orë, agjentët e BKH-së qëndruan në pritje pasi askush nuk iu hapi derën. Pas shumë përpjekjesh, ata arritën të hynin në banesën luksoze. Askush nuk jep informacion cfarë ndodhi brenda vilës, por një gjë konfirmohet me saktësi; u sekuestrua telefoni i Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.

Burimet thonë se SPAK ka patur të dhëna përmes metodave speciale te hetimit se në telefonin e Xoxës gjenden të dhëna që i shërbejnë hetimit penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut për aferën 5D, aferën e inceneratorit të Tiranës e po ashtu hetimi pasuror mbi të e pjesëtarët e familjes.

Pikërisht zbërthimi i telefonit të Xoxës me gjasë do të fundose edhe kryebashkiakun, sepse dyshohet për komunikime të shumta.

SPAK ushtroi kontroll po me vendim gjykate në banesën e Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut. Në shtëpinë e tij thuhet se janë marrë shumë dokumenta, por janë sekuestruar dhe pajisje elektronike që pritet të zbërthehen.

Ndërkohë që Tirana zinte nga ky lajm, Ajola Xoxa u shfaq më pas në zyrat e kompanisë së saj Harabel e shoqëruar nga avokati i saj Shkëlzen Selimi.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, thuhej në një reagim të SPAK.

Erjon Veliaj shihej deri dje si ylli në ngjitje i Partisë Socialiste dhe pasardhësi i Edi Ramës.

Duket se sot është një prej ditëve më të vështira të tij, kur oficerët e BKH-së zbarkuan në shtëpinë e tij.

Non rrogoz Erjon Veliaj u përpoq ta relativizonte këtë mësymje të SPAK duke saktësuar me forcë se ishte sekuestruar vetëm telefoni i bashkëshortes. Por, në fakt, ky është thelbi. Aty gjenden provat. Dhe veprimet hetimore u kryen brenda shtëpisë së tij tek Kodra e Diellit.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në Hamburg për një vizitë atje. Të sytë janë tashmë sy e vesh nga aeroporti i Rinasit, kur ai të prekë tokën shqiptare. SPAK është tejet i rezervuar të japë detaje, por veprimet flasin vetë; hetimi ndaj Erjon Veliajt është në pikën e vlimit. Pyetja që shtrohet është: Ç'po ndodh me kryebashkiakun?

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme