Politika 5 December 2024, 17:57 Nga VNA

Rama dhe strategjia e re politike: Gazment Bardhi si kryetar i PD-së

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe strategjia e re politike: Gazment Bardhi si kryetar i PD-së

 

Edi Rama i ka ngritur sot stekën politike teksa i është përgjigjur Gazment Bardhit për kërkesën e këtij të fundit që kryeministri të vijë urgjent në seancë plenare. Në fakt, tingëllon pak e çuditshme që Rama t’i përgjigjet me një tekst të gjatë një kërkese dhe akuze të përsëritur të Bardhit, ndërkohë që atij normalisht duhet ti përgjigjet Niko Peleshi. Të dy kryetarët respektivë të grupeve më të mëdha në parlament janë në pozita të njëjta për të shkëmbyer akuza dhe debate. Por me gjasë, si nervangritës për Berishën, kryeministri ka zgjedhur të merret me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, duke përzgjedhur për kryetar të PD Gaz Bardhin.

Në çdo rast tjetër ky i fundit nuk do e kishte lënë pa përgjigje Edi Ramën. Por, i rënë në kurthin e Ramës dhe ndoshta në presionin e Berishës, Gazment Bardhi ka zgjedhur të heshtë dhe të lërë pa përgjigje deklaratën direkte të Edi Ramës për të. Jo krejt rastësisht edhe në takimin e mëvonshëm në selinë e PD, kryetari i vërtetë i saj as nuk e përmendi përgjigjen e Ramës dhe as i la hapësirë Gaz Bardhit ta bëjë një gjë të tillë.

Loja e “kryetarëve” të partisë që Edi Rama po luan me PD është bezdisëse pa masë për Sali Berishën. Ky i fundit, prej gati 3 vitesh, po përpëlitet për të legjitimuar pozicionin e tij. Dhe ndoshta, pas Bashës, betejën e radhës do e ketë me Gaz Bardhin… dhe begenisjen e Edi Ramës.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme