Politika 5 December 2024, 15:05 Nga VNA

Zgjedhjet 2025/ Klosi drejt Dibrës, Veliaj në “ajër”

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025/ Klosi drejt Dibrës, Veliaj në “ajër”

 Selia e Partisë Socialiste ka filluar të ziejë nga ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Pas lëvizjeve të fundit në qarkun më të madh të vendit, Tiranës, të drejtuesve politikë, me ardhjen e Blendi Gonxhes, duket se edhe në qarqe të tjera do ketë ndryshime. Kështu, Blendi Klosi pritet të jetë drejtues politik në Dibër. Klosi, një figurë e rëndësishme brenda të majtëve, do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e fushatës në këtë qark, ndërkohë që Gonxhja do të fokusohet në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Më herët z.Klosi ka drejtuar fushatën e socialistëve në qarkun e Vlorës, aktualisht ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në selinë rozë. Fjalët për mundësinë e një mase nga SPAK për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duket se kanë trazuar ujrat në selinë rozë. Madje, në Tiranë prej ditësh Erion Veliaj nuk është shfaqur në takime elektorale në qarkun e Tiranës ku është drejtues politik i PS bashkë me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme