Politika 5 December 2024, 12:20 Nga VNA

Gazment Bardhi akuzon mazhorancën: “Keni përjashtuar opozitën nga konsultimet me Komisionin e Venecias”

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi akuzon mazhorancën: “Keni përjashtuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe Kryetaren e Kuvendit, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës dhe përjashtim të opozitës nga procesi i konsultimit me Komisionin e Venecias mbi çështjen e mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Bardhi theksoi se drafti i opinionit të Komisionit të Venecias i është komunikuar vetëm deputetëve të Partisë Socialiste, duke përjashtuar tre grupet e opozitës nga mundësia për të dhënë komentet e tyre.

“Drafti iu është paraqitur ju zyrtarisht dhe, në shkelje flagrante të pozicionit tuaj, e keni ndarë vetëm me Grupin e PS-së. Ndërkohë, tre grupet e opozitës nuk janë vënë në dijeni, duke mos pasur mundësi të japin komentet përpara diskutimeve. Ju mund të mos i pëlqeni ato komente, ndaj e keni mbajtur të fshehur,” tha Bardhi.

Po ashtu, ai kritikoi përbërjen e delegacionit parlamentar që përfaqëson Shqipërinë në Komisionin e Venecias, duke theksuar se për herë të parë është i përbërë vetëm nga deputetë të mazhorancës.

“Për herë të parë në historinë e Kuvendit, delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, sepse gjithmonë ka pasur përfaqësim të balancuar mes mazhorancës dhe opozitës. A jemi shpallur armiq të popullit nga partia në pushtet? A po synoni ta shpallni Shqipërinë njëpartiake?” pyeti Bardhi.

Spiropali: “S’ka asnjë dokument zyrtar nga Komisioni i Venecias”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i hodhi poshtë akuzat e Bardhit, duke mohuar ekzistencën e një drafti zyrtar nga Komisioni i Venecias.

“Nuk ka asnjë draft për të ndarë. Kur të vijë një dokument zyrtar, ai do të ndahet me të gjitha grupet,” tha Spiropali, duke e cilësuar akuzën si spekulim.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme