Politika 4 December 2024, 15:32 Nga VNA

“Luksi i çantave të ministreve dhe hipokrizia e Sali Berishës/ A mos jeton në luks dhe familja e tij biologjike dhe politike?

Ndaje në Whatsapp
“Luksi i çantave të ministreve dhe hipokrizia e Sali

Sali Berisha ka marrë sot përsipër të klasifikojë dhe çmimet e çantave të luksit që, sipas tij, përdorin ministret e Ramës. Kryetari i opozitës, katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, u tha shqiptarëve se një çantë Christian Dior nuk është më e kushtueshme se një Hermès. Madje, ai klasifikoi si më të shtrenjtat çantat Birkin, Bottega Veneta, dhe Louis Vuitton. I këshilluar ndoshta nga nusja e djalit, që njihet si blogere me shije të shtrenjta, Sali Berisha, në moshën 80-vjeçare, u kërkoi gazetarëve t’ua fotografojnë çantat ministreve, por jo bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij.

Është e vërtetë që çantat e shtrenjta dhe objektet e luksit janë një shenjë e abuzimit të pushtetit. Por, kur këtë e bëjnë si pozita, ashtu edhe opozita, mungon morali politik dhe njerëzor. Sali Berisha dhe familja e tij janë përdorues të sendeve të luksit, që nga vilat, makinat, çantat apo udhëtimet e shtrenjta. Jo më kot ai dhe familja e tij janë në hetim pasuror nga SPAK, ashtu si edhe familjet e disa ministrave, ish-ministrave dhe kryetarëve të bashkive. Sepse, sado të bërtasësh “kapeni hajdutin” duke fotografuar çantat e të tjerëve, më mirë është të hedhësh sytë në oborrin e vilës tënde, ku sendet e luksit trajtohen si objekte të zakonshme.

Siç thotë një fjalë e urtë: Mos godit çatinë e komshiut kur tënden e ke prej qelqi.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme