Politika 3 December 2024, 19:28 Nga VNA

Arlind Qori akuzon Berishën se i ka kopjuar propozimin për minimumin jetik

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori akuzon Berishën se i ka kopjuar propozimin për minimumin

Arlind Qori, drejtues i Lëvizjes Bashkë, ka reaguar pas debatit në Kuvend mbi amendamentin e propozuar nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, për vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për familjet në nevojë. Qori akuzoi opozitën parlamentare se po kopjon idetë dhe propozimet e lëvizjes së tij, duke theksuar se ky projektligj ishte paraqitur që në vitin 2022 nga Lëvizja Bashkë.

"Qeveria refuzoi projektligjin e minimumit jetik. Ky projektligj është nisur që në vitin 2022 nga Lëvizja Bashkë dhe pastaj na kanë kopjuar lloj lloj partie opozitare parlamentare. " tha Qori

Ai gjithashtu kritikoi ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e cilësoi këtë propozim si të pamundur dhe të paqëndrueshëm. “Qeveria justifikohet me utopi, ndërsa subvencionon oligarkët, koncesionet dhe partneritetet publike-private me qindra milionë euro në vit. A nuk është kjo utopi e vërtetë?” shtoi Qori.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme