Politika 2 December 2024, 23:19 Nga VNA

Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

Ndaje në Whatsapp
Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin

Artan Hoxha foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit. Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

“Në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar.

Në 2013, ishte aleanca, “bashkohuni qelbësirat”. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri. Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai” – tha Hoxha.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme