Politika 1 December 2024, 22:53 Nga VNA

Berisha sulmon prokurorin e SPAK me “qytetarin digjital”. E vërteta për akuzat ndaj Olsi Dados

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon prokurorin e SPAK me “qytetarin digjital”. E

Për çdo aksion të SPAK, Sali Berisha ka një variant të vetin, që herë është në interes të familjes politike dhe herë për interesat e familjes biologjike Kjo ka ndodhur edhe sot me akuzën e tij sipas së cilës prokurori i SPAK, Olsi Dado, është përfshirë në skandalin e lirimit të Julian Gjoshit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme me akuzën se ka vrarë me armë, në dalje të një lokali në Ndroq, 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja. SPAK reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë akuzat ndaj prokurorit Olsi Dado, por ndërkohë Sali Berisha, si shpeshherë, ia del të ndërtojë një narrativë të rreme sipas oreksit të tij politik, duke përdorur “qytetarin dixhital”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “qytetari dixhital” është vetë Sali Berisha, kalkulimet e tij politike (dhe jo vetëm), për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme si institucion dhe prokurorë të veçantë që kanë prekur drejtpërdrejt interesat e familjes së tij biologjike dhe politike.

Kryetari i opozitës, nëse mendon të ngjallë besim te qytetarët, duhet të jetë i besueshëm në çdo akuzë që ngre, sidomos për institucionet e drejtësisë që kohët e fundit kanë vënë me shpatulla pas muri funksionarët më të lartë të qeverisë. Nëse Sali Berisha ka vërtet informacion se prokurori Olsi Dado ka liruar nga burgu një bandit, së paku duhet të tregojë një fakt ose një dokument që e vërteton këtë akt. Përndryshe, akuza e sotme dhe ato të mëparshme për dosje dhe çështje të veçanta janë një avokati e dobët juridike dhe politike për problemet që Sali Berisha dhe familja e tij kanë me SPAK.

Thënë ndryshe, dikush duhet ta sqarojë kryetarin e PD-së se hallet e tij dhe të familjes së tij nuk zgjidhen duke sulmuar prokurorët e SPAK dhe as duke shpikur gënjeshtra. Edhe pse, në fakt, e vërteta dhe Sali Berisha në politikë dhe drejtësi takohen shumë rrallë dhe shumë shkurt!

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme