Politika 4 December 2024, 16:31 Nga VNA

500 mijë euro për ekspertët e komisionit "Xhafaj", paga nga 2800 deri 8000 euro

Ndaje në Whatsapp
500 mijë euro për ekspertët e komisionit "Xhafaj", paga

Komisioni antikorrupsion, i drejtuar nga z. Fatmir Xhafaj ka kërkuar një buxhet prej 500 mijë eurosh për 81 ekspertë. Mesatarisht ky fond është sa shpërblimin prej 15 mijë lekë për 3.280 pensionistë, ose e thënë ndryshe pagesa mesatare e një eksperti është sa shpërblimi për 41 pensionistë. Nuk po hyjmë më tej analizës se sa i nevojshëm paraqitet akordimi i këtij fondi gjysmëmilionësh euro. Por kujtojmë që një pjesë e mirë e ekspertëve të atashuar Komisionit Xhafa janë punonjës të institucioneve shtetërore që paguhen nga fondet e buxhetit (pra si barrë e tatimpaguesve). Përcjellja e ekspertizës tek Komisioni Xhafa është pjesë e detyrave që kryejnë në institucionet përkatëse dhe për të cilat paguhen rregullisht. Edhe puna më së shumti do të kryhet brenda orarit zyrtar e nuk do të ketë ndonjë ngarkesë orare të konsiderueshme jashtë orarit zyrtar (pa hyrë pvrsëri në llogaritë e orëve që shpenzohen kafeneve nga këta zyrtarë). Pavarësisht objektit të Komisionit, asnjë nga këta ekspertë punonjës institucionesh shtetërore, përshi dhe institucione të pavarura që financohen po me para publike, nuk do të japë përvojë, këshillim apo mendim jashtë ekspertizës dhe detyrave funksionale që mbulojnë akgtualisht. Pra dhënia e pagave shtesë për këta ekspertë, që z.Xhafaj i kërkon në nivelet nga 2.800 euro deri në 8.000 euro e shndërron mekanizmin e pagesës së eskpertëve të shtetit në absurditet dhe forma abuzimi me paranë publike. Ekspertët janë ndarë në tre nivele pagesash: Niveli i parë (30 ekspertë): 8.000 euro (3 paga bruto të një këshilltari). Niveli i dytë (11 ekspertë): 5.600 euro (2 paga të një këshilltari). Niveli i tretë (27 persona: 15 në sekretariat dhe 12 ekspertë): 2.800 euro. Gjithashtu, parashikohet pagesë prej 5.600 eurosh për 23 “ekspertë të huaj”, të cilët janë shqiptarë nga diaspora. Kjo përfshirje reflekton një angazhim publik të Xhafajt për bashkëpunim me diasporën.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme