Politika 4 December 2024, 17:16 Nga VNA

Nga Jorida Tabaku tek Adriana Kalaja/ VNA zbardh emrat e shtabit elektoral të Tiranës drejtuar nga Belind Këlliçi

Ndaje në Whatsapp
Nga Jorida Tabaku tek Adriana Kalaja/ VNA zbardh emrat e shtabit elektoral

VNA ka zbuluar emrat që, nën drejtimin e Belind Këlliçit, do të jenë në vijën e parë të aksionit politik në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Janë 33 personalitete të PD-së që do të organizojnë punën në bazë për të siguruar fitoren e opozitës në kryeqytet. Mes tyre spikasin emrat e njohur si Jorida Tabaku, Edi Paloka, Dorian Teliti, apo Ilda Zhulali, ndërkohë që në krah të Belind Këlliçit, veç tyre, do të jetë dhe Adriana Kalaja. Mesa duket, skalioni i ish-kryetarit Basha dhe ai i Berishës i kanë lënë mënjanë mëritë për të bashkuar forcat rreth Këlliçit, i cili me këtë listë pretendon të fitojë Tiranën, dy vjet pasi humbi me një diferencë të thellë përballë Erion Veliajt. Ja dhe shkresa zyrtare e emërimeve politike të PD për Tiranën Për miratimin e grupit të punës në Qarkun Tiranë për përgatitjen e strukturave të PDSH për garën elektorale të vitit 2025 Bazuar në Nenin 48 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025, Kryesia e PDSH, Vendosi: Miratimin e Grupit të Punës së Qarkut Tiranë nën drejtimin e Z. Belind Këlliçi në bashkëpunim me Kryetar/Sekretar, Kryesitë e degëve, drejtuesit e LDG dhe FRPD, për të kontribuar në intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave të degëve të qarkut për garën elektorale të vitit 2025. Grupi i punës do ketë përbërjen si më poshtë: 1. Adriana Tolka 2. Adriana Kalaja 3. Aida Shehu 4. Akil Kraja 5. Albana Vokshi 6. Amarda Zeqiri 7. Andi Mustafaj 8. Arben Ristani 9. Asllan Dogiani 10. Avenir Peka 11. Çlirim Gjata 12. Dhurata Çupi 13. Dorjan Teliti 14. Edi Paloka 15. Edith Harxhi 16. Enkelejda Sallaku 17. Erges Eskil 18. Ethem Aga 19. Faslli Goga 20. Fatjon Bathorja 21. Fjoralba Dizdari 22. Glauk Olldashi 23. Grigels Muçollari 24. Ibrahim Morina 25. Ilda Zhulali 26. Ilir Alimehmeti 27. Indrit Hoxha 28. Ines Nuria 29. Jonathan Pano 30. Jorida Tabaku 31. Keltis Kruja 32. Klevis Balliu 33. Lili Sulaj 34. Lisandër Hoxha 35. Mimoza Hajdarmataj 36. Myslym Murrizi

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme