Politika 5 December 2024, 18:22 Nga VNA

Shqipëri, anketim mbi zgjedhjet: Presion administratës publike dhe keqpërdorim i përhapur i burimeve shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri, anketim mbi zgjedhjet: Presion administratës publike dhe

Në Shqipëri, keqpërdorimi i burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore cilësohet nga veprimtarët si një shqetësim kryesor për demokracinë e vendit. Nga studimi i opinionit publik në 6 qytetet më të mëdha doli se shumica dërrmuese mendojnë që ky përdorim i burimeve shtetërore është i padrejtë dhe ndikon në rezultatet e zgjedhjeve. Një e katërta e qytetarëve të anketuar ndryshuan votën e tyre ose abstenuan për shkak të presioneve nga administrata publike.

Studimi i Organizatës Qëndresa Qytetare zbuloi një perceptim të përhapur mbi keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore, ku një shumicë dërrmuese (84.5%) e pjesëmarrësve u shprehën se përdorimi i burimeve shtetërore ndikon ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve dhe shumica e tyre (66%) e cilësojnë këtë sjellje si të padrejtë dhe të keqpërdoruese.

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve (78%) pohuan se zyrtarët publikë përdorin burimet shtetërore për qëllime elektorale, më shumë se gjysma e tyre (57%) theksuan angazhimin e nëpunësve civilë në fushata zgjedhore, si dhe (50-55%) vërejtën përdorimin e fondeve publike, të objekteve dhe infrastrukturës publike për veprimtari të fushatave zgjedhore.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi, thotë për Zërin e Amerikës se “edhe ky studim tregoi që në Shqipëri janë shkelur dhe janë përherë e më të paqarta kufijtë mes partisë dhe shtetit sidomos në fushata zgjedhore, dhe që administrata përdoret rëndom në zgjedhje për të mbajtur pushtetin nën presionin e mbajtjes së vendit të punës, ndaj mbetet të forcohen monitorimi dhe masat për të frenuar këtë dukuri shqetësuese për demokracinë”.

Anketa u shtri në 6 qytetet më të mëdha; Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, Elbasan me banorë mbi 80 për qind të moshave 18-60 vjeç dhe afro 17 për qind mbi 60 vjeç.

Më shumë se një e treta e qytetarëve të anketuar për këtë studim (36%), pohuan se kanë qenë nën presion për të mbështetur një kandidat ose parti, madje një e katërta (25%) e të anketuarve thanë se kanë ndryshuar votën e tyre ose kanë abstenuar nga votimi për shkak të presioneve nga administrata publike.

Anketimi zbuloi se afro 67 për qind e qytetarëve kanë përjetuar ose dëgjuar raste ku punonjësit publikë janë detyruar të shfaqin mbështetje politike gjatë orarit të punës, nga presioni për të marrë pjesë në në veprimtari fushatë zgjedhore (49%), kërcënime për humbjen e vendit të punës (35%), presione për të dorëzuar lista votuesish (33.5%), e deri tek presione për t’u fotografuar duke marrë pjesë në aktivitete elektorale (27%).

Sipas anketës, afro një e katërta e qytetarëve (31%) deklaruan se kanë qenë dëshmitarë të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore. Ndërsa shumica dërrmuese e tyre (82%) janë pro ashpërsimit të masave ndëshkuese për të parandaluar përdorimin e burimeve shtetërore gjatë proceseve zgjedhore.

Përdorimi i burimeve shtetërore dhe administratës publike gjatë fushatave zgjedhore është një ndër vërejtjet kryesore dhe më të shpeshta të vëzhguesve vendas dhe të huaj, ndërsa masat për frenimin e saj cilësohen si të pamjaftueshme./VOA/

 

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme