Politika 6 December 2024, 21:02 Nga VNA

SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Ndaje në Whatsapp
SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” të themeluar nga Xoxa, ndërsa deklaroi se veprimet hetimore po kryheshin në kuadër të një procedimi penal.

Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, mes rrugicës së Trëndafilave dhe Jaseminëve.

Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur nga kryebashkiakut Veliaj dhe rrethit të tij familjar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa pretendoi se nuk mund të jepte më shumë detaje.

Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.

Një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë procedurës, Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg.

SPAK ndërkohë ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në Sky Tower në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit e themeluar nga Xoxa.

SPAK nuk bëri me dije se për cilin hetim bëheshin veprimet hetimore, por ndaj Veliajt dhe personave të lidhur me të ka një sërë kallëzimesh dhe hetimesh. Ndër më të njohurit, ku përmendet emri i tij, janë hetimet mbi atë që njihet si afera e inceneratorëve dhe ai ndaj drejtuesve të Bashkisë së Tiranës të arrestuar kohë më parë në atë  që njihet si çështja “5D”. Po ashtu ne hetim janë edhe pasuritë e kryebashkiakut dhe të afërmve të tij.

Ndërkohë, Veliaj u thirr më 30 prill në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në shtator këtë vit, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei publikoi një shkrim të gjatë që lidhte qendrën Harabel me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”.

Veliaj vetë nuk ka reaguar ende ndaj kontrolleve./BIRN/

 

 

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme