Politika 6 December 2024, 20:02 Nga VNA

Grupi Parlamentar i PD përgënjeshtron lajmin se Venecia i dha të drejtë mazhorancës për mandatin e Olta Xhaçkës

Ndaje në Whatsapp
Grupi Parlamentar i PD përgënjeshtron lajmin se Venecia i dha të

Burime për Top Channal thanë thanë sot se Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë deputetëve të mazhorancës në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Top Channal, vendimi pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme dhe se konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Por në lidhje me këtë lajm ka reaguar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të cilët e konsiderojnë të pavërtetë këtë lajm. Në reagimin e grupit të PD thuhet se lajmi është prodhuar dhe shpërndarë në Zyrën e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Madje PD pretendon se mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik dhe nxjerrjen jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.

Përplasja Gjykata e Kuvendit-Gupi Parlamentar i PS

Kujtojmë se në prill të këtij viti, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi që mocioni për mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka t’i kalonte pranë këtij organi. Por Partia Socialiste e rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë dhe me forcën e kartonit rrëzoi vendimin e gjykatës.

Opozita e ridërgoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar deklarimin e këtij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe dhënien një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe pakicës parlamentare të 1/10 e deputetëve.

Gjykata e mori në shqyrtim, por nga ana tjetër Kuvendi pretendoi se duhet të jetë Komisioni i Venecias që të japë një analizë tërësore për gjithë vendimet e marra për këtë çështje, pasi “rezulton që të jetë krijuar një situatë e paqartë juridike në lidhje me mënyrën si duhet të sillen deputetët, kur ndodhen përpara mocionit që mund të paraqiten nga Kryetari i Kuvendit apo një grup deputetësh, prej jo më pak se 1/10 e të gjithë deputetëve”.

Më pas ishte kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali që  iu drejtua Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses nga ana e mazhorancës u kritikua edhe nga përfaqësitë diplomatike në vend.

Mandati i Xhaçkës

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi është shmangur praktika e mëparshme për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, kur Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit në Dhërmi për kompaninë e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist. Në mars 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama firmosi dhënien e statusit “investitor strategjik” për Gaçin, status që ai ia delegoi një kompanie tjetër të prezantuar si amerikane, por që në të vërtetë rezultoi në emër të një familjari të bashkëshortes, partneres së vëllait të Xhaçkës.

Për tokën ku Gaçi po ndërton ka një hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi trualli prej afro 10 mijë metrash katrorë është vënë në sekuestro me dyshimet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, akuzohet se mori pjesë në një skemë tjetërsimi pronash që aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka. Xhaçka është mbrojtur nga akuzat duke pretenduar se bashkëshortit të saj nuk i është bërë asnjë favorizim nga shteti dhe nuk ka përfituar nga pasuria publike.

 

 

 

 

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme