Politika 6 December 2024, 23:13 Nga VNA

PD asnjë fjalë për intensifikimin e hetimeve ndaj Veliajt, vijon me 'korin' anti-SPAK

Ndaje në Whatsapp
PD asnjë fjalë për intensifikimin e hetimeve ndaj Veliajt, vijon

Intensifikimi i hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mesa duket nuk ka kënaqur pritshmëritë e PD-së. I pari ishte kreu i saj, Sali Berisha, i cili në një konferencë për shtyp, më shumë sesa për Veliajn, kishte merakun e nipit të gruas së Altin Dumanit që, sipas tij, punonte në Bashkinë e Tiranës.

Dhe, siç ndodh rëndom, pas tij vartësit e Berishës kanë formuar korin anti-SPAK. Në rresht të parë ishte Belind Këlliçi, i cili, edhe pse ka dorëzuar disa padi në SPAK kundër Veliajt, u shpreh skeptik për thellimin e hetimeve, duke zgjedhur të deklarojë se ky është një spektakël i SPAK me regji të Edi Ramës. Për muaj me radhë Këlliçi i kérkonte SPAK të intesifikonte hetimet, dhe kur kjo ndodhi u mërzit që hetimet nuk u bënë sipas oreksit të tij.

Deputeti Oerd Bylykbashi, në një intervistë për mediat, shkon më tej, duke thënë se SPAK duhet të shkrihet dhe prokurorët e këtij institucioni janë për ndjekje penale. Kjo retorikë e Bylykbashit është në sinkron të plotë me deklaratat e Berishës, përpos se edhe në një vijë logjike dhe juridike me aksionin e ndërmarrë prej muajsh nga Fatmir Xhafaj dhe komisioni i drejtuar prej tij.

Është e çuditshme heshtja në masë e deputetëve dhe eksponentëve të opozitës për hetimet e thelluara ndaj Erion Veliajt. Por më e çuditshme dhe e pakuptimtë është reagimi i atyre që janë kundër këtij aksioni, ndoshta më të zemëruar se edhe kolegët e vërtetë të Veliajt në PS.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme