Protesta e 105-të kundër qeverisë ka hyrë në një fazë të re, teksa qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës në sheshin përpara Kryeministrisë.
Në tubim morën pjesë edhe qindra shqiptarë që jetojnë në diasporë, ndërsa pas përfundimit të fjalimeve protestuesit nisën të rrethojnë godinën e Kryeministrisë. Qëndrimi gjatë natës u paraqit nga pjesëmarrësit si një formë e përshkallëzimit të aksionit të tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përfaqësues të diasporës, të cilët morën fjalën gjatë protestës, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe u bënë thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën.
“Do të qëndrojmë këtu për shqiptarinë”, deklaroi një prej protestuesve, duke konfirmuar vendosmërinë për të vijuar qëndrimin në shesh edhe gjatë orëve të natës.






















