Politika 9 December 2024, 13:49 Nga VNA

Berisha i gatshëm për marrëveshje të re me Ramën për votën e emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha i gatshëm për marrëveshje të re me Ramën

Sali Berisha është i gatshëm të bashkëpunojë me Edi Ramën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Bëhet fjalë për votën e emigrantëve dhe afatet e përcaktuara gabim në marrëveshjen e parë mes PS dhe PD, ku vëmendja ishte te mbyllja e listave dhe jo te përcaktimi i saktë i afateve për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Ne rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime në Kod apo në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm,” - deklaroi sot Sali Berisha në një konferencë për shtyp, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje të dytë për Kodin mes PS dhe PD.

Ndërsa Rama ka nisur një fushatë të ethshme për të garantuar votën e emigrantëve, duke përfshirë administratën dhe patronazhistët, mbetet i pakuptueshëm zelli i Berishës për këtë çështje. E vetmja shpresë për demokratët duket se mbetet që “ballot” e Jozefinës në Amerikë dhe gjetkë të sjellin një lum votash për ta në zgjedhjet e 11 majit të ardhshëm.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme