Politika 9 December 2024, 19:31 Nga VNA

PS databazë për emigrantët/ Alibeaj: Skemë patronazhimi të diasporës në shkelje të Kushtetutës

Ndaje në Whatsapp
PS databazë për emigrantët/ Alibeaj: Skemë patronazhimi

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj urdhrit të Edi Ramës drejtuar Kryesisë së PS, për të krijuar një databazë me të dhënat personale të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Alibeaj ka theksuar se mbledhja e këtyre të dhënave është e papranueshme pa një ligj që e lejon dhe pa pëlqimin e qytetarëve, sipas Kushtetutës.

Ai thotë se cili ligj i jep të drejtën PS-së dhe Edi Ramës të mbledhë këto të dhëna dhe ka shtuar se kjo është një përpjekje për të organizuar patronazhim të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

“Përse Edi Rama dhe PS duhet të mbledhë të dhënat personale të shqiptarëve jashtë shtetit?

Askush nuk duhet të mbledhë të dhëna personale pa ligj dhe pa pëlqimin e tyre - thotë Kushtetuta.

Cili ligj i ka dhënë të drejtën PS dhe Edi Ramës të mbledhë të dhënat personale të shqiptarëve në diasporë?

Është gjithçka e thjeshtë: po pregatit skemën e patronazhimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit!” – shkruan Alibeaj.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme