Politika 10 December 2024, 11:19 Nga VNA

Në pamundësi për të sulmuar “kolegët”, Veliaj zbraz thesin e fyerjeve ndaj Berishës

Ndaje në Whatsapp
Në pamundësi për të sulmuar “kolegët”,

Hienë e xhindosur, qenie e paskrupullt, kufomë e pakallur, fundërrinë, varrihmës i zgjedhjeve të lira, gardian burgu, minues i demokracisë, hiene komuniste, korb, mortje Sali – me këto epitete i është drejtuar sot kryetari i bashkisë së Tiranës Sali Berishës.

Me pretendimin se forca e tij politike është ndryshe nga PD, Erion Veliaj ka lëshuar gjuhën duke konkurruar denjësisht Sali Berishën dhe shpuren e politikanëve që sharjet dhe fyerjet i përdorin sa herë janë në hall për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Sali Berisha është modeli i gjuhës së shthurur, por sigurisht që ndryshimi nuk vjen nga e njëjta gjuhë dhe i njëjti model. Sikundër dhe konsiderimi “kolegë” për prokurorët e SPAK është një përcaktim qesharak dhe aspak i vërtetë. E nëse mbetemi te e vërteta, Erion Veliaj duhet të jetë i sinqertë kur flet për akuzën ndaj tij, që nuk është thjesht për hetim pasuror. Edhe për mandatin e kontrollit që është me vendim gjykate. Përndryshe, beteja e tij finale në politikë nuk është as me Sali Berishën dhe as me të ngjashmit e tij.

Është me drejtësinë dhe akuzat e SPAK, për të cilët epitetet nuk janë as fakte dhe as prova. Janë thjesht justifikime militante, por që nuk vlejnë as për drejtësinë dhe as për publikun që ka logjikë të ftohtë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme