Politika 10 December 2024, 12:04 Nga VNA

Komisioni i Venecias: Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja për profesionalizëm

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Venecias: Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja

Sot në Tiranë u zhvillua konferenca me temë: “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore – Nevoja për Punëtorë Profesionistë Elektoralë”. Aktiviteti vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 11 majit dhe kishte si qëllim nxitjen e debatit mbi rëndësinë e një administrate zgjedhore të pavarur dhe profesioniste.

Në konferencë mori pjesë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, si dhe anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagoec.

Gjatë fjalës së tij, Zagoec theksoi rëndësinë e depolitizimit të administratës zgjedhore dhe garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të paanshëm. Ai nënvizoi se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ofrojë ndihmë për përmirësimin e këtij procesi.

“Administrata zgjedhore profesioniste dhe e pavarur është thelbësore për zgjedhje të lira dhe të drejta. Është detyrë e organeve përkatëse të diskutojnë dhe të zgjidhin çështjet përpara. Shpresoj që debati i sotëm të sjellë rezultate konkrete,” tha Zagoec.

Konferenca u fokusua në krijimin e një kuadri institucional që garanton integritetin e procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të barabartë të partive politike dhe mbrojtjen e pavarësisë së anëtarëve të administratës zgjedhore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme