Politika 10 December 2024, 12:41 Nga VNA

Rama: Në mandatin e katërt, 90% e prokurimeve publike do realizohen me inteligjencë artificiale. Marrëveshje me Emiratet e Bashkuara

Ndaje në Whatsapp
Rama: Në mandatin e katërt, 90% e prokurimeve publike do realizohen me

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste synon që në mandatin e saj të katërt të arrijë realizimin e 90% të prokurimeve publike përmes inteligjencës artificiale.

Gjatë Konferencës Rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, mbajtur këtë të martë, Rama vuri në dukje rëndësinë e teknologjisë në modernizimin e administratës publike dhe përmirësimin e transparencës. Ai theksoi se ky hap do të bëjë Shqipërinë një lider rajonal në këtë fushë.

“Ne modelin e AI që po ndërtojmë, besoj se në mandatin tonë të katërt do jemi vendi i parë që realizojmë prokurime 90% me AI dhe me një nivel të pakonkurrueshëm,” tha Rama

Kryeministri gjithashtu njoftoi se brenda javëve të ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Kjo marrëveshje ka për qëllim transformimin e proceseve të gjurmimit të mallrave që hyjnë në Shqipëri dhe të gjitha transaksioneve që lidhen me akcizat dhe letrat me vlerë.

“Ambicia jonë është që të prodhojmë letrat me vlerë në vend, përfshirë paratë,” shtoi ai, duke theksuar synimet për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar dhe teknologjik në vend.

Konferenca e sotme u përqendrua në rëndësinë e teknologjisë GovTech në zhvillimin e administratave të vendeve të rajonit dhe integrimin e teknologjisë për të rritur efikasitetin dhe transparencën e qeverisjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme